Home KRYESORE Pa dhune jetohet me bukur!

Pa dhune jetohet me bukur!

Nga Samet Zagradi

Cdokush nga ne ka qene spektator I nje skene dhune. Ne rastin me te keq mund te kete qene edhe personazh kryesor ne kete skene. Skene e cila askush nuk do ta deshironte te egzistonte,por qe rendomte kjo skene mbush rutinen e diteve tona. Kjo rutine aq e peshtire saqe vetem kur e degjon te vjen te vjellesh,por nuk e din se ku se ajo cka do nxjerr do behet pis ne kete realitet fatkeq.

Cdokund po shohim dhune. Goditje,grindje,bertitje. Te dhemb ne zemer kur rastesisht apo qellimisht degjon fjalen “Moooss me godit ne sy te femijeve,jane gjynah”. Keto fjale dalin nga zemra e nje nene, nga zemra e nje morte qe plaga qe merr nga e gotitura e nje monstre nuk e barazon me dhimbjen qe perjetojne femijet e pafajshem. Ajo mendon per ta. Mendon qe keto skema qe ata shohin do ti bejne femijet si babai,vellai,apo dikush tjeter qe ushtron dhune.

Shpirti te dhemb kur cdo nate shohim kudo krim ne familje. Dhimbja me e madhe behet kur ky krim behet ne lagjen tende aaq me keq ne femiljen tende. Kudo gjak. Pse? Sepse disa mostrave nuk u plotesoka kilometrazhi gjith diten e dites rrugeve,por ne darke shfryhen duke ushtruar dhune mbi familjaret? A thua familja I ka fajet qe ai nuk ka ku te punoje? Absurdee !!!

Dhuna eshte pjelle e injorances. Pjelle e mospasjes se aftesise per te logjikuar veprimet. Dhuna eshte rrezultat qejfit te tepruar te te ashtuquajtur burra,qe pasi kane kthyer ca shendete me shoqerine pjesen e fundit te argetimit fizik,e ushtrojne duke ushtruar dhune ndaj familjareve. Ndaj atyre qe ne vend te dhunes ka per detyre qe tu dhuroj puthje,perqafime dhe fjale te ngrohta. Ngrohtesia e ketyre fjaleve te ngrohe paska situatat e ftohta te ketij realiteti.

Realitet I cili eshte I cuditshem. Nje realitet ku ke frike te jetosh. Ke frike te shkosh ne shtepi sepse nga casti ne cast mund te pelcase dhuna. Nga casti ne cast mund te behesh fare lehte nje personazh I dyte apo me keq personazh kryesor ne nje film horror. Film aq real saqe rregjizoret e holivudit do ta kishin zili keta skena. Jetojme ne kete realitet qe tmerrohesh vetem kur e mendon e jo me ta perjetosh. Nje realitet aq fallco saqe femijen e edukojne me frymen e dhunes,me idene e te ushtruarit dhune. Me kete realitet qe edukon brezin e ri me ashpersine dhe brutalitetin qe te medhejnte kane. Fundja cmund te presesh nga nje brez I rritur ne mes te dhunes. Vetem dhune…

Ne realitetin maskilist shqipetare jemi mesuar qe ne familje te udheheqin burrat. Phhh burrat. A thua egziston akoma kjo fjale?? Burre? Nje burre I vertete kurre nuk do guxonte te vinte dore mbi familjen. Kurre nuk do merrte guximin as te ngrinte dore mbi,nenen,motren,gruan apo femijeve te tij. Kurre nuk do ta bente kete. Nje burre I vertete do perdorte logjiken ne vend te grushtave,do perdorte mirekuptimin ne vend te ofendimeve dhe sharjeve do perdorte keshillat. Flas ketu per burrat e vertete. Per pak nga ato burra qe sot I numerojme me gishta. Per ato burra qe gruan e kane nje bashkeudhetare te jetes,dhe jo vetem objekt seksual dhe thes boksi. Flas per ato burra qe femijet I edukon qe te nesermen te jene shembull ne kete shoqeri,jo per ata qe femijet I ben spektator apo protagonist te kasaphanes qe ai krijon ne cdo cast. Flas per ato burra qe e ruajne krenarine e te qenurit burre dhe jo per ato monster qe kerkojne te vendosin rregull ne familje me ane te rregullave barbare qe ai mendon..

Dhuna nuk ju con askund. Ahh harrova. Dhuna ju con ne nje humnere te pafundme qe dita diten po e beni me te thelle me veprime qe po beni. Mundohuni beni kthese qe kjo humnere te ule lartesine qe po shtohet dita dites duke ushtruar dhune. Pikerisht kjo humnere do ju beje qe jut e dashur meshkuj ne nje qoshsokak te erret. Aq te erret saqe sdo ta shihni rrugen me per tu kthyer aty ku deshironi te jeni pas ca vitesh kur ta kuptoni se ckeni bere gjate jetes tuaj….

|samet zagradi|

Share: