Nga Anila Cobani
Si more Ilir… si more të të vijë gazetari të marrë përgjigje nesër apo pasnesër në Ministri? Po të ishte djali yt Kristi, do ruaje protokollin kur i vinte rradha? Ore, a keni shpirt apo jo? Lexo more në orarin e kafes Programin e Rilindjes për Shëndetësinë, çfarë është premtuar për gjithë Kristët e vegjël! Nga kush pret ndihma? Nga Biznesi i Vogël që mezi mbijeton? Nga njerëzit hallexhinj që kalojnë pranë kutive duke zbrazur xhepat nga qindarkat e bukës së fëmijëve të tyre? Shko firmos atë dreq shkrese dhe nise djalin! Ta them sërish: Po të ishte fëmija yt?
Nga Anila Jole
Sot isha dëshmitare kur 4 qytetarë, që nuk të linin përshtypjen e njerëzve të pasur, erdhën në Â News 24, me autobus, që të kontribuonin financiarisht për Kristin e vogël. Kishin marrë rrugët që nga ana e anës, njëra prej tyre nga Durrësi, për të hedhur në kuti paratë me të cilat do të mund të realizohet ndërhyrja kirurgjikale aq e kushtueshme. Ndoshta edhe e teproj, por unë prekem shumë nga gjeste të tilla…
Si ka mundësi që njerëzit e thjeshtë, ata që mezi nxjerrin muajin, janë kaq zemërgjerë? Si ka mundësi që asnjë deputet nuk ndaloi dje para kutisë të ndihmës për Kristin? Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë nuk denjon të ndalojë e të sqarojë publikun për atë se deri ku janë negociatat me spitalet? Â Karrigia i bën kaq shpirtngushtë, apo vetëm këta lloje arrijnë të ngrihen kaq lart në pozitë? Vetëm në pozitë ama, se shpirtërisht e moralisht mbeten shumë poshtë ….