Home KRYESORE Pavarësia shqiptare ne tryezat e diplomacise

Pavarësia shqiptare ne tryezat e diplomacise

Nga Hafize Elshani

Populli im, të drejtohem ty, që je i vetmi që më ngre zërin nga gjoksi. Juve vëllezër trima dhe juve motra të ndershme. Flas per ju që ishit fortesë e këtij vatani, vite ndër vite e shekuj ndër shekuj…

Ju që dhe pasardhësin e udhëzuat në këtë frymë. O të jemi të lirë o luftë deri në cast të fundit.

Motiv pas motivi, me bindje ne dorë armë… po sikur kjo trimëri zbutej nën mëshirë… mëshirën e atyre miqve që na fërkonin krahët e nga pas na shponin shpinën.

Se të gjithë na deshën të zhdukur nga faqja e dheut. Ata u përpoqën të na coptojnë gjerë në thërrmin e fundit, Dhe ku do mbeteshin gratë, nënëat e fëmijët tanë ? Ku do të mbetej gjaku dhe nderi ynë i derdhur për vite… Pa më trego ?

Flasë të vdesësh me nder, o të jetosh i cnderuar përgjithmonë.
Ne pamë me sytë tanë padrejtësitë e popujve të tjerë ndaj nesh, shtetet që sot i quajmë fqinjë deri dje s’kursyen pikë mëshire duke na rrjepur,

Se në mes të popujve gjithmonë ka dominuar interesi “ Merrë atë që të ofron më shumë “.

Gjithë ato marrëveshje e konferenca, në dukje të dobishme do na japin “lirinë”, e në të vërtetë vetëm na coptonin dhe më tepër.

Me dekada të tëra , u bëmë pre e një tryeze diplomatike, në mes të shumë shteteve të uritura. Secila mezi priste të ushqehej me ne dhe të “rritej”. Përderisa ne si të mjerë në skajshmëri ishim lodhur e gjunjëzuar duke qenë qendër sulmesh.

Sa përpjekjet e vazhdueshme në njërën anë, kurse në tjetrën cytjet barbare që s’kishin të ndalur. As mëshirë e as ndihmë. Askush se kthente kokën për të strehuar ndonjë nga ne, mbajtën anën e atyre që kishin më shumë fuqi! Mbajtën anën e padrejtë ndaj tyre kur u ofrohej sado pak, edhe nëse deri dje në luftë kundër kishin qenë. Ndërsa na braktisën pikërisht atëherë kur ngritëm dorën lart për ndihmë, edhe pse me ta paqe kishim pasur.
Jetë diplomate… Merituam një shtet të pavarur dhe jo një copë shteti të pavarur.

Gjithë trevat tona të mbetura në shtet të huaj! Jo që u përkiste atyre por ndanë copën tonë miqtë në mes vete. Shkelën mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve tanë, dhe ndanë vëllezër e motra nga njëri tjetri.

Sot të na përkëdhelin, si një foshnje që ka harruar fëmijërinë e saj. Por ende në zemrat tona një mllef rrënjët nuk i hoqi… A thua kaq lehtë të fshihet historia dhe të ndryshojë ashtu si të na thonë dhe jo ashtu sic ka ndodhur me të vërtetë ? A thua kaq lehtë t’i themi lamtumirë një dhëmbjeje e t’i quajmë vëllezër ata që vranë baballarët tanë?

Keni lozur me ne e keni bërë sic keni dashur. Na keni gjetë të vetëm, por ne të vetem nuk ishim kurrë. Jo… se kishim njëri tjetrin në krahë. Ja pse dështoi pjesa tjetër e planit tuaj. Edhe pse të gjithë na braktën, ne nuk braktisëm njëri tjetrin, derisa qëllimi ynë u realizua, edhe pse si gjysmak !

Sot thuhet të harrojmë atë që kaloi dhe të jetojmë në paqe. Mirpo ne në paqe do jetojmë, por ngjarjet që na shkelën vallë si mund të harrohen? Mos kërkoni nga ne dicka të pamundur. Nëse ne heshtim nuk do të thotë që nuk dimë… Epo ndoshta ashtu mendoni ju, popuj të uritur, ulur në një tryezë diplomate.

Share: