Home KRYESORE FJALËT E FUNDIT TË ELIDA CANGONJIT

FJALËT E FUNDIT TË ELIDA CANGONJIT

“Ne me shqiptaret kemi nje problem komunikimi dhe pse flasim te njeten gjuhe.

Ti duhet te kuptosh cili eshte problemi yt dhe cili eshte problemi i tjetrit, nese ti arin te ndash kete, ti nuk do prekesh me.” EC

Nga Enriketa Osmani

Paris, 29 nentor 2016

“ Nuk ka bateri qe perballon bisedadat e grave!*

E premte, mëngjes:

“ – Cou cou, je peux t‘apeller?”

– Jam në spital shumë e semurë do të marr unë …”

Kur e mendoj qe dhe ne shtratin e vdekjes gjete force per te me shkruar një tekst si përgjigje, jam gjithë admirim! E di që ishe ti që e shkruajte tekstin  s.m.s-it, sepse përreth, përvec teje, askush nuk di, e shkruan shqip.

Te shkruajta: ” te shkura” dhe ti sërish mu përgjigje: “ flm” nuk isistova dhe pse s.m.s-i tregonte shume.

Nuk ishe natyre qe qaheshe, as edhe në këtë momënt, dy ditë para se të mbyllje sytë, kur si mjeke ishe e ndërgjegjëshme se ti ishe duke u larguar; edhe në këtë momënt të rëndë, të fundit, ti pate aq shumë dinjitet.

Hera e fundit që folëm bashkë ishte kur të telefonova per te uruar ditelindjen, nje dite me vonese, ishte 1 nentor ora 9:45. U lidhem me teknologjine moderene, ti u ule perballe kompjuterit ndërsa unë une nga telefoni, ti ishe ne sallonin tim dhe une isha ne tryezën tende, mbrapa nje tabllo  e bukur e piter ?

Une te urova ditelindjen nuk e dija qe kjo do të ishte e fundit!

Oh njërëz! Urojani ditelindjen njerëzve që doni se sejcila prej tyre mund të jetë e fundit.

Tani qe shkruaj lotet me reshqasin nuk mund ti bie tel per te pyetur cfare te bej? si të perballoj idene qe ti nuk je me, si mund te komunikoj me ty ?

Ti ishe bërë psikanalistja ime. Ti dije te degjoje,

Ti dije te thoshe stop, dhe në këto raste e ngrije zerin aq fort sa edhe une që s’di të ndaloj, ndaloja në një qetesi radioje. Kesaj ne psikanalizë i thone te ritesh.

Mandej ti zbusje zerin dhe me tregoje nje histori nga të tuat, qe dhe ty te kishte ndodhur diçka e tille, e ngjashme dhe e krahasoje, relativizoje.

Sa e nxehur qe jam me zotin qe te la të shkosh, te pakten sa… S’ka te pakten! Une jam ketu me dhimbjen e humbjes tende kurse ti je lart dhe me veshtron që andej.

Folem 1H 15 min 15 s,  teknologjia e ka regjistruar  kohen, po jo biseden tone te fundit. Sa do të doja ta kisha rregjistruar! Ishte mengjesi i 1 nentorit, statusi yt: “une ju falenderoj nga zemra te gjitheve, pasi me bete te ndjehem me e mbrojtur dhe me e ngrohur nga fjaleve tuaja.”

Po ne nuk aritem te te mbronin  te te mbanin mes nesh! S’qenka e thene, te miret nisen perpara te behen karbon, dhe pse te gjithe ne, e kjo eshte e sigurt, do behemi karbon.

Biseda e fundit nuk e di pse ajo ishte ndryshe ishim te dyja disponibel, vajza ime kishte fjetur nga tezja, une isha vetem. Të urova edhe 100 dhe kerkova te justifikohesha per nje dite me vonese, ti qeshe dhe me tregove s e kishit festuar me Piter-in dhe nje cifte tjeter. Filluam bisedat tona, shikoheshim te dyja. Une personalisht e kam pak veshtire vidion se aty nuk e kontrolloj dot imazhin tim, por ate dite gjatë bisedës me ty nuk po e mendoja fare.

Ti me tregove per Piter-in dhe atelien-ë qe po e ngrinit te dy; me tregove qe Piteri kishte rene nga shkalla dhe kishte pesuar nje aksident te rende, shpetoi paq me the, dhe shyqyr tani eshte mire! Une jam ne pension tani, kam kohe. Shtepia ketu eshte e madhe dhe vendosem qe 30 m2 ti kthejjme në atelie-eksposition.

Te premtova qe do te perpiqesha te vija ne inagurimin e atelies-ë se Piter-it ne fillim të dhjetorit; ti akoma skishe vendosur nje datë.

Me pelqente qe perserisje shpesh tani kam kohe jam ne pension. Por koha jote mbaroi shpejt!

Po ti per vete çfarë do të bësh, mire Piteri ka atëlienë, të pyeta.

Çfare duhet te bej une? Ma ktheve.

“-Po ja, personalisht une kam shkruar per psikologjine e psikiatrine, me tregove,  po profesorat e universitet ti e di si funksion nuk ja u rekomndojne shume studenteve.

Kam ngritur celuat e pare te psikiatrise e psikologjise  në Shqipëri, une i beja gjerat si ne France dhe ishim nje ekip shume i mire, shpesh kur vinin nënat per te kerkuar ndihme per problemet psikologjike  të femijeve ne thoshim: nuk erdhi Arberi po erdhi mamaja e Arberit shume raste kishin problemet te riturit, se te medhenjtë, vazhdove, psikiatria zhvillohet kur ka nje boom ekonomik…

Ne me shqiptaret shpesh kemi nje problem komunikimi dhe pse flasim te njeten gjuhe.

Ti duhet te kuptosh cili eshte problemi yt dhe cili eshte problemi i tjetrit, nese ti arin te ndash kete, ti nuk do prekesh me.

Elida Cangonji, Alo Dede! ti u ngrite ne qiell ndofta per te na mbrojtur ne!

Do na mungosh pa fund!

* keto jane fjalet e fundit te Elida Cangonjit ne bisedë me autoren./Klarabudapost.com

Share: