Home KRYESORE Hakmarrja shqiptare/ I vret nënën italianit sepse e hoqi nga puna (Video)

Hakmarrja shqiptare/ I vret nënën italianit sepse e hoqi nga puna (Video)

Policia italiane ka zbardhur pas 1 viti vrasjen e një 71 vjeçareje italiane, duke vënë në pranga një 29 vjeçar shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave në pranga ka rënë Ogert Laska nga Fieri.

Ai është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet se në 13 Nëntor të vitit të kaluar ka vrarë në vilën e saj në Bari- Palese, 71 vjeçaren Rosa Maria Radicci.

Nga të dhënat e hetimit të policisë italiane është zbuluar se shqiptari e ka kryer krimin në shenjë hakmarrje ndaj djalit të viktimës, i cili e kishte larguar nga puna.Laska punonte si pjatalarës në picerinë e djalit të viktimës, deri në gusht të vitit të kaluar, kohë kur edhe u shkarkua.

Zbulimi i autorit të vrasjes erdhi pas marrjes së shumë dëshmive dhe vështrimit të kamerave të sigurisë në afërsi të vendit të ngjarjes që ndihmuan hetuesit të hedhin dritë mbi vrasjen.

Pikërisht këto pamje policia italiane i ka publikuar dhe në to shihet qartë shqiptari që i afrohet banesës me biçikletë dhe më pas hyn brenda për të kryer e rëndë. Ogert Laska e ka lidhur të moshuarën këmbë e duar, për t’i vendosur më pas një qese në fytyrë, çka do të rezultonte fatale për gruan italiane./lapsi.al Video: 

Share: