Home KRYESORE Love Albania

Love Albania

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Le te fillojme nga dita e sotme te botojme pamjet me te bukura nga
Shqiperia nen promocionin:
“Love Albania!”

Kjo iniciative te sherbeje per njohjen e vendit tone kudo ne bote. Por, te sherbeje edhe per t’iu kundervene psikologjise se “ky vend nuk behet”.

Te sherbeje per te lene ne hije shkarravinat e mediave qe japin vetem krime, vrasje, droga dhe negativizem per Shqiperine.

Te zbehim misionaret e se keqes qe per dy para jane gati te shperdorin mikrofonat, kamerat, ekranet, portalet, minutazhet per baltosje te pafund te Shqiperise.

Te sherbeje ky promocion per te qortuar ato lidere e politikane qe shohin vetem me syze te erreta vendin tone, qe shfrytezojne cdo tryeze e tribune nderkombetare per te vjellur vrere kunder vendit tone per hire te babezitjes personale per pushtet e para.

Jo, jo ky vend behet, madje po behet shume mire dhe shume shpejte. Kete vend po e bejne shqiptaret me mendjen dhe punen e tyre.

Ky vend ka pasur shume armiq nder shekuj. Por ka pasur dhe ka edhe miq te medhenj qe i kane qendruar prane dhe e kane ndihmuar.

Pavaresisht armiqve dhe miqve, Shqiperine e kane ruajtur dhe po e zhvillojne bijte dhe bijat e saj.

Ata e kane bere dhe do ta shnderrojne vendin e shqiponjave ne nje mrekulli prosperiteti per popullin e lashte dhe te ndritur Shqiptar.

Te bejme gjithcka per njohjen e Shqiperise kudo ne bote si dhe per lartesimin e reputacionit nderkombetar te saj.

Rilindasi i madh, Sami Frasheri na ka lene mesimin e paharruar: “Ate emer qe popujt i vene vendit te tyre, ate emer i vendos edhe bota”.

Le t’i veme vete emrin Atdheut tone:

Love Albania!

Share: