Nga Nexhmedin Spahiu
Përdhoset Flamuri Kombëtar i Kosovës. Ku është policia, ku është prokuroria?
Përdorimi i papërshtatshem i flamurit kombëtar te Kosovës sipas ligjit ne fuqi dënohet deri ne 1000 Euro. Pas ndeshjes se futbollit mes kombëtares kosovare dhe asaj shqiptare, pame ne media përdhosjen e flamurit kombëtar te Kosovës. Por, nuk dëgjuam askund se aktoret u dënuan! Ku është policia, ku është prokuroria?
Nese do te përdhosej flamuri serb dënimi sipas ligjit te tyre është 5000 Euro. Ne disa vende te botes përdhosja e flamurit kombëtar dënohet deri ne 10 vite burg.
Nje ambasador me tha para do dite: Perse serbet janë te bindur se do ta marrin perseri Kosovën. Thash: Pse cfare po thonë serbet? Thonë qe shqiptaret nuk kane me mujte me mbajte shtetin, vete kane me na e dorezu…!