Home KRYESORE Basha: Merkel i tha Ramës se nuk do të hapen negociatat

Basha: Merkel i tha Ramës se nuk do të hapen negociatat

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama i është komunikuar zyrtarisht nga Gjermania se negociatat nuk do të hapen. I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziut, Basha tha se kryeministrit i është thënë që nuk do të hapen negociatat që përpara vizitës së tij në Gjermani, ku takoi dhe kancelaren Merkel.

Sipas shefit të opozitës ky vendim i është komunikuar ministrit të jashtëm Ditmir Bushati nga përfaqësues të kancelares gjermane.

“Edi Rama e ka ditur se negociata nuk do të hapeshin dy ditë para se të shkonte në Gjermani. Jam informuar dhe unë se negociatat nuk do të hapeshin. Ministrit të jashtëm të Shqipërisë i është bërë e ditur që para një jave nga ministri i Jashtëm gjerman se nuk do të ketë hapje të negociatave për Shqipërinë” – tha Basha.

Share: