Home KRYESORE Nga vleresimi qe i japim Ligjit dhe Fjales shihemi se cfare demokracia...

Nga vleresimi qe i japim Ligjit dhe Fjales shihemi se cfare demokracia jemi

Nga Zef Bushati

Fjala apo Ligji. Cila eshte me e rendesishme sot ne shoqerine Shqiptare. “Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen” thote nje shprehje popullore, e cila vlerat e saj te verteta i ka ne nje shoqeri ku vlersohet morali dhe karakteri, ku njerezit skuqen e turperohen kur dikush i kritikon me te drejte per gabimet e tyre, ku revoltohen kur dikush i fyen me te padrejte, ku fjala ka peshe dhe ndikon ne shoqeri.

Rendesine e fjales e vlersoi edhe sistemi komunist. Enver Hoxha per te mos lejuar askend qe te fliste kunder sistemit komunist, hartoi ligjin 55 qe i denonte ata qe flisnin me akuzen per ” Agjitacion e Propagande” me 10-15 vite burg. Kjo tregon forcen dhe autoritetin, rendesine dhe ndikimin e saj ne shoqeri.

Ne vitet e demokracise rendesia dhe ndikimi me autoritet i fjales pesoi nje transformim te pa imagjinueshem. Gradualisht politikanet fituan imunitet nga fjala, kuptuan se nga fjala asgje nuk te gjen, mjafton te mos kesh moral,karakter,turp, mjafton te mos skuqesh e te shqetesohesh, dhe mund te kapercesh me lehtesi jo vetem kur te kritikojne por edhe kur te fyejne e te akuzojne.

Me imoralitetin e tyre politikanet dhane shembullin se si mund te zhvleresohet fjala dhe forca e saj, i demostruan shoqerise shqiptare se nuk eshte e vertete qe fjala ” thyen kockat” se nga fjalet nuk te gjen gje.

Kjo klase politike sunduese e totalitariste degjeneroi vehten, rendesine e fjales dhe ligjit. Imoralitet politik. Ku cdokush mund te shaj, fyej, ofendoj, akuzoj, shpif, spiunoje, pergjoj, pergojoj, dhe “nuk i hyn ferra ne kembe” as nga ligji e as nga politika.

Vertetuan se “me fjale as nuk rrezohet e as nuk merret pushteti por me para” Prandaj zhyte popullin ne varferi dhe leri te flasin si te duan, lejo lirine e fjales, mos ja kufizo popullit lirine e shprehjes, liri fjale kudo ne rruge, kafene, ne parlament, politike, media, qeveri, gjygjsor, kudo…

Lerini te flasin se nga fjala e lire nuk te iken pushteti por vetem morali i cili ka kohe qe ka ikur. Korrupto dhe drejtesine, gjygjsorin dhe pasurou e inkriminou. Paraja te jep pushtet. Eh…cfare katastrofe.

Share: