Home KRYESORE Galdini – Zaev: Maqedonia eshte NATO dhe shqiptaret jane themel per Maqedonine...

Galdini – Zaev: Maqedonia eshte NATO dhe shqiptaret jane themel per Maqedonine Euroatlantike.

Zyra per Shtyp e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike njofton se diten e sotme Kryetari i kesaj Partie zhvilloi nje bisede telefonike me Liderin e Opozites se Maqedonise, Kryetarin e LSDM Zoran Zaev.

Galdini – Zaev ne biseden e tyre u fokusuan tek fushata zgjedhore ne Maqedoni si edhe tek vete zgjedhjet e 11 dhjetorit, te cilat pritet te sjellin zhvillime e dinamika te reja ne kete vend.
Galdini pergezoi Zoran Zaevin per strategjine dhe fuqine e te berit Opozite perkunder nje Qeverie despotike dhe te koruptuar sikurse ishtr ajo qe drejtonte deri para pak muajsh Nikola Gruevski.
‘Despotizmi, korupsioni, rrenimi i shtetit te se drejtes dhe institucioneve te pavarura, idionacionalizmi dhe cenimi i raporteve nderetnike ne Maqedoni kane qene rruga e gabuar qe e ka larguar Maqedonine nga NATO dhe BE.’ – u shpreh Arian Galdini ne biseden e tij telefonike me Liderin e Opozites se Maqedonise Zoran Zaev.
Me tej Galdini i shprehu Zaevit mbeshtetjen e tij dhe te LDE per kete gare elektorale ne te cilen fitorja e Zoran Zaevit dhe e LSDM duket shume e mundshme dhe e pritshme.
‘Eshte me rendesi qe ju si Lider i Opozites sot dhe si Kryeminister i Maqedonise neser, te siguroni stabilitetin ne kete vend, orientimin e qarte Euroatlantik, proNATO, proBE dhe proSHBA te Maqedonise, e sidomos nje vizion te ri mbi rolin e shqiptareve si element themeltar ne shtetin dhe ardhmerine demokratike te Maqedonise. Marreveshja e Ohrit ka qene nje fillim i mbare, por qe nuk ka mberritur dot ne realizimin e saj. Sidoqofte, sot eshte koha, eshte momenti historik kur e ardhmja politike, demokratike dhe euratlantike e Maqedojise, kerkon nje vizion te ri, nje marredhenie te re, nje marreveshje te re te standarteve me te larta euroatlantike te bashkejeteses dhe harmonise nderetnike dhe shtetndertuese mes shqiptareve dhe maqedonasve.’ – ky ishte qendrimi qe i shprehu bashkebiseduesit te tij Zoran Zaev, Kryetari i LDE Arian Galdini.

Share: