Home KRYESORE Parimet trashegimore konvertuar ne pragmatiste…

Parimet trashegimore konvertuar ne pragmatiste…

Nga Enriko Ceko

Problemi me i madh i Shqiptareve eshte se kane harruar tre keshilla te shkelqyera qe na i kane lene trashegim te paret tane. Ato jane:

1 – Jeto me nder.
2 – Mos i bej dem tjetrit.
3 – Kerko aq sa te takon.

E gjithe historia e 100 viteve te fundit e Shqiperise dhe e shqiptareve tregon se shumica e shqiptareve:

1 – Nuk dine te jetojne me nder
2 – I bejne dem super te madh njeri – tjetrit pa asnje problem dhe pa u menduar per veprimet e mosveprimet e tyre
3 – Kerkojne shume me teper se ç’ju takon
Si rezultat:

1 – Droga çan rrethimin,
2 – Cdo dite kemi nga pese a gjashte te vdekur
3 – Te tere duan te jene mbret (pa shtet e pa bereqet)

Keshtu qe nga ky çorganizim i organizuar serbi e greku gjejne shesh e bejne pershesh dhe Evropa e Amerika tallin ….. se ç’fare tallin e ke tallin ata e dine vete dhe neve nuk na mbetet tjeter veçse te hamendesojme ….. nese tallin kete apo tallin ate….

Ne fund te vitit, per çdo vit e pa perjashtim te tere mbreterit donkishote te Shqiperise bertasin bashkarisht, groteskerisht: “Rrofte Dita e Pavaresise” e “Rrofte Dita e Clirimit”, po mesa duket e kane per ditelindjen e mbeses se ndonje bashkeatdhetari nga Gjilani a Peja dhe per ditelindjen e çunit te komshiut qe i ben pazarin e i paguan dritat e ujin, pasi shqiptaret e vertete dhe trashegimtaret e tyre qe e kane ne zemer Pavaresine, Flamurin dhe Lirine e qe duan zhvillimin e vendit dhe prosperitetin e tij, jane pa pune e nuk kane strehe e buke ne vendin e tyre e si rezultat ikin nga syte kembet per nje jete me te mire ku te munden.

Prej kesaj gjendjeje pa shpetim, Shqiperia mbetet ne dore te langojve te te huajve, e pa zhvilluar dhe me nje gjendje ekonomike mjaft te keqe.

Shqiperia do behet vetem kur shqiptaret te mesojne te jetojne me nder, te mos i bejne dem tjetrit dhe te kerkojne aq sa i takon. Shqiperine nuk na e ben as Amerika dhe as anetaresimi ne BE, pavaresisht deklaratave te tyre se do na ndihmojne e do na japin ndihma e kredi e terci e verci….

E pame keto 25 vite se çdo te thote ndihma e kredi… vetem borxhe e para te shkuara dem ne xhepat e konsulenteve qe i kane rrogat ne stratosfere dhe vijne ketu e bejne qejf e pushime e thjesht na i thone ne anglisht ato qe ne i dime e qe i shprehim mjaft mire ne gjuhen tone, ne shqip.

Share: