Gazetat britanike janë hapur sot me foto të tankeve ruse në ishullin britanik. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Nuk bëhet fjalë për një invazion rus në Britani, por për një stërvitje në rast se një gjë e tillë ndodh në vendet baltike.
Kështu, ushtria britanike ka simuluar një stërvitje ditën e djeshme dhe ditën e sotme, me skenarin sikur trupat ruse hyjnë në Estoni.
Dhe britanikët, kanë vendosur tanke me simbolet e ushtrisë ruse në ishullin e tyre. Kjo ka ngjallur disi panik te ata që e kanë parë.