Home KRYESORE Të Ardhurat Vjetore te telefonisë, 2004-2014

Të Ardhurat Vjetore te telefonisë, 2004-2014

Nga ARANITA BRAHAJ

Open Data Albania ka hulumtuar për të dhëna mbi telefoninë fikse dhe celulare në dhjetë vitet e fundit. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP, gjatë këtyre viteve ka pasur ndryshime si në numrin e përdoruesve aktiv të këtij mjeti komunikimi, ashtu edhe në të ardhurat e gjeneruara nga operatorët telefonik.

Në vitin 2014 sipas artikullit të ODA raportohen 3 359 654 përdorues aktiv të telefonisë celulare. Në vitin 2014 ishin 1 549 498 përdorues të Vodafone Albania, 1 117 070 të AMC, 431 772 përdorues të Eagle

Mobile dhe 261 314 të Plus Communication.

Nga 32.2 miliard lekë të ardhura të deklaruara në total nga të 4 operatorët telefonik celular, për vitin 2014 janë 15.3 miliard lekë janë gjeneruar nga Vodafone, 11.2 miliard lekë nga AMC, 4 miliard lekë nga Eagle Mobile dhe 1.8 miliard lekë nga Plus Communication.

Në harkun kohor të njëmbëdhjetë viteve 2004-2014 numri i përdoruesve aktiv të telefonisë celulare është 3-fishuar. Dy vitet e fundit 2013-2014 vihet re tkurrje në numrin e përdoruesve aktiv. Në vitin 2014 telefonia celulare përdoret nga 326 329 persona më pak se një vit më parë. Viti me numrin më të lartë të përdoruesve të telefonisë celulare është vitit 2009 me 4.18 milion përdorues.

Situata me të ardhurat e raportuara gjatë këtyre viteve duket të ketë ndryshuar vazhdimisht. Viti në të cilin janë deklaruar të ardhura më të larta është viti 2008, në të cilin janë deklaruar në total 49 miliardë lekë të ardhura nga të cilat 25 miliardë lekë janë të ardhura të gjeneruara nga Vodafone dhe 23.5 miliard lekë nga AMC. Për këta dy operatorë kryesorë të ofrimit të telefonisë celulare, situata lidhur me numrin e përdoruesve paraqitet në favor të AMC në vitet 2004-2010, për t’u përmbysur në favor të Vodafonë në vitet në vijim.

Portali Spending Data Albania përmes aplikacionit Transaksione Thesari raporton që numri dhe vlera më e lartë e transaksioneve publike kryhen në favor të operatorit Albtelekom dhe Eagle Mobile. Në vitin 2014 nga ky operator janë kryer 10 241 transaksione publike nga 13 883 në total. Vlera e këtyre transaksioneve shënon 542 224 607 lekë nga 643 925 210 lekë që arrin vlera e transaksioneve publike nga të katër operatorët telefonik në total. Kjo tregon preferencat e institucioneve buxhetore dhe punonjësve të tyre, në përzgjedhjen (pa tender) të operatorëve ofrues.

Një tregues i cili vlerëson në një farë mënyre ndryshimin e tarifave të telekomunikimit është treguesi ARPM (e ardhura mesatare për minute). Në vitet 2010-2014 ky tregues në vendin tonë ka ardhur duke u ulur. Nga 6.49 lekë për minutë që shënonte në vitin 2010, e ardhura mesatare për minutë ka rënë në 2.63 lekë për minutë në vitin 2014.

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka pësuar rënie ndër vite. Në vitin 2014 nga 247 070 pajtimtarë të telefonisë fikse në total, 182 591 janë përdorues të Albtelekom. 102 144 pajtimtarë të telefonisë fikse janë në qarkun e Tiranës, duke lënë pas qarkun e Korçës me 24 470 pajtimtarë, atë të Vlorës me 23 291 pajtimtarë, qarkun e Durrësit me 19 113 pajtimtarë etj.

Artikullin e Open Data Albania ju mund ta gjeni duke klikuar Telefonia fikse dhe celulare, Numri i Përdoruesve dhe të Ardhura Vjetore 2004-2014. Të dhëna të përgjithshme për kompanitë e caktuara janë të mirë strukturuara tek Rubrika Shoqëri Biznesi (anglisht: Open Corporate Albania). Transaksione të institucioneve buxhetore për këto kompani dhe shërbimet e tyre janë të kërkueshme të Transaksione Thesari.

Share: