Home KRYESORE Publikohen emrat që mund të zëvendësojnë Mateo Renzin

Publikohen emrat që mund të zëvendësojnë Mateo Renzin

Mediat në Itali kanë nisur hamendësimet se kush mund të jetë kreu i ri i qeverisë, pas dorëheqjes se Matteo Renzit

Shumë media kanë eleminuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme, pavarësisht thirrjes së disa prej politikanë italianë, si Beppe Grillo, janë pro për t’i zhvilluar ato.

Gazeta italiane La Repubblica shkruan sot se tre kandidatët më të mundshëm për të formuar qeveri të re – nëse presidenti Mattarella nuk shpall zgjedhje të parakohshme – janë ministri i Financave Pier Carlo Padoan, ministri i Punëve të Jashtme Paolo Gentiloni dhe Romano Prodi ish-kryeministri demokrat i Italisë.

La Repubblica shkruan se pretendeti kryesor është ministri i Financave Padoan.

Matteo Renzi do të takojë mbasditen e sotme Presidentin Mattarella për t’i paraqitur dorëheqjen dhe më pas presidenti do të vendosë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo.

Zyrtarët e lartë italianë janë nën presionin e qytetarëve për një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi rënia e qeverisë ka pezualluar fondet për zonat e prekura nga tërmetet dhe ndihmën financiare nga BE për bankat italiane.

Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Movimento 5 Stelle e Beppe Grillos shihet si një nga pretendetet kryesore.

Share: