Home KRYESORE 3 vjet burg për gjyqtarin e Beratit?!

3 vjet burg për gjyqtarin e Beratit?!

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 3 vjet burg për gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo. Ai është arrestua pasi i kërkoi favore seksuale një qytetarja në këmbim të zgjidhjes së çështjes së saj.

Mesazhet:

  1. Ende s’jam investuar në dobinë tuaj…Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person që unë disponoj do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “triumfe…do të flasim!! Ok.
  2. Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??
  3. …Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!
  4. Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!
  5. Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?  
Share: