Home KRYESORE 2017-a, PD aleancë me grekët e PBDNJ

2017-a, PD aleancë me grekët e PBDNJ

Partia Demokratike dhe partia që përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri, PBDNJ, duket se janë drejt zyrtarizimit të një aleance, për llogari të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ne fakt, teksa Presidenti i Republikës ka caktuar datën 18 Qershor për zgjedhjen e ligjvënësve të rinj, Partia Demokratike, e cila ka shënuar pesë humbje radhazi që nga viti 2011, i sheh grekët si një mundësi për të maksimalizuar votat, sidomos në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

Sinjalin dhe mesazhin e parë për një bashkëpunim të mundshëm e kanë dhënë disa muaj më parë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, pas një takimi kokë më kokë në selinë e Partisë Demokratike.

Lëvizja me direktiva të Partisë Demokratike të Tiranës ka një miksim të strukturave të PD në Vlorë dhe Himarë me strukturat e PBDNJ dhe përfaqësues të OMONIA. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i aleancës nga Basha dhe Dule.

Tensionimi i marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, kërcënimet e udhëheqësve grekë ndaj qeverisë shqiptare e cila vetem ka artikuluar jo ne gjuhen e duhur diplomatike dhe ndoshta per interesa elektorale ne raport me afrimin nga ana e saj e PDIU te Cameve ne koalicionin qeverises, e ben kete hap edhe me te sigurte per te ndertuar marredhenie me racionale me fqinjin e rendesishem dhe pse jo, edhe per te ofruar zgjidhje dhe jo acarim te marrëdhënieve.

Share: