Home KRYESORE Nishani: 28 Nëntori është festa e vetme kombëtare, 29 Nëntori u importua...

Nishani: 28 Nëntori është festa e vetme kombëtare, 29 Nëntori u importua nga Jugosllavia

Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien për një mandat të dytë në krye të shtetit, është i ftuar në studion e Tonight Ilva Tare, në një intervistë për të gjithë përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit. Nishani tha se fjalimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama përpara ushtarakëve ishte i padenjë dhe ndodh për herë të parë në 25 vite.

INTERVISTA

Tare: Bilanci i mandatit të parë në kërkim të mandatit të dytë. Një mandat i dytë, një rikthim në polikë?

Nishani: Kjo nuk duhet parë si artikulim i një qëndrimi të veçantë. Nuk e kam konsideruar asnjëherë si konflikt qëndrimet institucionale. Natyrisht mos përputhshmëria e qëndrimeve të Qeverisë apo Parlamentit, kjo nuk do të thotë se ka konflikt. Prandaj janë institucionet e ndara. Presidenti jo domosdoshmërish mund të niset nga ideja e të pasurit të konfliktit, por në reagim e qëndrimeve që ka institucioni në raport me çështjet. Unë jam edhe disa muaj në detyrë. Besoj se do të jenë interesantë. Janë zgjedhjet dhe duhet të monitorojmë procesin zgjedhor dhe të urojmë fituesit. Presidenti ka një rol të rëndësishëm monitorues.

Tare: Jeni takuar me shefin e CIA-s. Për çfarë diskutuat?

Nishani: Ishte takim shumë i rëndësishëm dhe miqësor. Ishte hera e parë që takoja një personalitet kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për sa i takon proceseve që lidhen me garantimin e sigurisë. Shqipëria është angazhuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal, ku Shqipëria ka rol të rëndësishëm, çka edhe në takimin e sotëm morëm vlerësime të veçanta dhe në sfidat që janë evidente që ka të bëjë me grupet terroriste. Shqipëria ka qenë e prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Vizita e drejtorit të CIA-s, ishte një tregues i fortë dhe sinjal i fortë i partneritetit të ngushtë dhe të bashkëpunimit që ka Shqipëria me SHBA për ruajtjen e sigurisë dhe paqes dhe ruajtjen e demokracisë.

Tare: Institucionet shqiptare kanë bashkëpunuar mirë?

Nishani: Bashkëpunimi nuk është gjithmonë i të njëjtit standard. Në shumicën dërmuese të rasteve që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizimit, bashkëpunimi midis institucioneve ka qenë shumë i mirë.

Tare: 104 vjet shtet. Kemi institucione të besueshme?

Nishani: Shqipëria ka eksperienca nga më të ndryshmet dhe nëse krahasohemi me atë çka kemi pasur, arritjet janë të jashtëzakonshme. Nëse e krahasojmë me atë çka meritojnë shqiptarët, apo me potencialet që ka shoqëria shqiptare, duhet të ishim shumë herë më të konsoliduar. Unë i vlerësoj arritjet në këto 25 vitet e fundit. Ajo që është sfida jonë është se si do të jetë e nesërmja. Ka shumë gjëra për të diskutuar por ka edhe shumë e shumë gjëra për t’u implementuar. Këtu duhet të ngulemi fort për të qenë të suksesshme në kohën që rrjedh.

Tare: Klasa politike ka festuar të ndara festat kombëtare. A tregon kjo mungesë serioziteti të shtetit?

Nishani: 28 Nëntori është festa e vetme kombëtare. Ka kontributin historik, angazhimin historik të disa gjeneratave dhe të shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë, brenda Shqipërisë politike apo në rajon. Të gjithë kanë kontributin e tyre. Unë mendoj se nuk mund të ketë konkurrim të 28 Nëntorit me asnjë eveniment tjetër qoftë edhe i 29 Nëntorit që unë e kam respektuar si një datë zyrtare e sanksionuar në ligj dhe Presidenti pavarësisht pikëpamjeve që mund të ketë. Këtë e kam bërë nisur nga respekti që kam për konceptin e shtetit dhe për mënyrën se si imazhi i institucioneve duhet ruajtur. E kam gjetur të paargumentuar nga autoritetet e larta të bojkotohet 28 Nëntori. Vitin e shkuar është bojkotuar nga e gjithë qeveria që nga Kryeministri dhe me radhë. Nuk e mendoja që Kryeministri të bojkotonte festën kombëtare. Për sa i takon 29 Nëntorit, ne duhet që të kemi një moment nderimi të rezistencës antifashiste. Sot Evropa e ka një datë që është ajo e 8 majit. Argumentet e dhëna deri më sot qoftë nga historianë dhe shpesh edhe nga politikanë që marrin se kur u largua gjermani i fundit, nuk është argument që i jep vërtetësi debatit. Është qartazi 29 Nëntori është importuar nga Jugosllavia si një datë e unifikimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Më pas, komunizmi u përdor për të shuar 28 Nëntorin dhe për të identifikuar vetëm një të parë që ishte partia. Është krejt e panevojshme të diskutojmë se kur është larguar gjermani i fundit. Është e vërtetë që ne kemi pasur rezistencë antifashiste. Forca kryesore që u përshtat më vonë dhe që mori pushtetin pas luftës. Unë mendoj se duhet të sillemi nga modeli evropian.

Tare: Mendoni për 8 Majin?

Nishani: Unë mendoj se kjo është nga Evropa. Edhe në Shqipëri është pranuar nga historia e shkuar se Shqipëria nuk ka pasur luftë frontale. Edhe partizanët ishin një luftë guerile. Është momenti t’i hyhet një debati pa pasione ideologjike. Ne duhet që atë moment të rezistencës antifashiste, duhet ta konkurrojmë në modelin dhe kulturën evropiane. Të jetë në një datë konsensuale.
Nishani: Më shumë se sa historianët kanë qenë të angazhuar historianët politikanë. Nëse janë të angazhuar politikisht e kanë të vështirë të mbetet sipas standardeve. Ne sot kemi një ligj për Arsimin e Lartë që e përjashtoi institucionin e Shkencës dhe jemi aktualisht në vakum. Historia jonë duhet shkruar dhe jo rishkruar sepse nuk është shkruar siç duhet.

Tare: Për sa i përket vizitës së kreut të CIA-s, janë diskutuar zgjedhjet në Maqedoni?

Nishani: Jo. Nuk është normale që një kryeministër të bëjë artikulime kundër një force tjetër politike përballë ushtarakëve.

Tare: Kthehemi tek Forcat e Armatosura…
Nishani:
Ndoqa dje një aktivitet. Mendoj se ishte i padenjë fjalimi i Kryeministrit përballë njerëzve me uniformë të ketë artikulime të tilla. Ndodh për herë të parë në 25 vite në Shqipëri. Lufta politike është e lejuar, por jo përpara njerëzve me uniformë.

Tare: Çfarë ishte provokim?
Nishani:
Unë mendoj se duhet të kishte reagime. Nëse bëhet rishikim i mesazheve nuk është normale që një Kryeministër apo Ministër të bëjë artikulime kundër një force tjetër. Kjo nuk është e lejuar nga Kushtetuta të ndodhë në aulën e njerëzve me uniformë. Ata janë për t’i shërbyer vendit dhe nuk janë për t’i shërbyer ndonjë partie.

Tare: Kryeministri premtoi rritje page.
Nishani:
E vlerësoj dhe e përshëndes.

Tare: Keni pasur shqetësime nga ushtarakët?
Nishani:
Nuk më pëlqeu dhe më shqetësoi.

Tare: Çfarë ndodhi me Shefin e Shtabit. Ju e refuzuat?

Nishani: Do të kishte qenë e udhës të ndiqej e njëjta praktikë siç ndodhi përpara 3 vitesh kur qeveria erdhi dhe u konsultua për Jeronim Bazon. E pranova si propozim atëherë dhe më pas paraqitën propozimin tjetër dhe unë pranova për Gjeneral Bazon. Ky propozim mungoi dhe kjo konsultë mungoi. Do të kishim evituar një diskutim publik që nuk është i shëndetshëm. Shefi i Shtabit është një figurë e lartë. Për shkak të eksperiencës që unë kam pasur nga bashkëpunimi i këtyre 3 viteve nuk e kam vlerësuar që ai të jetë edhe për një mandat tjetër në këtë detyrë për shkak se Kushtetuta parashikon disa kritere që nuk janë zbatuar.

Tare: Cilat janë kriteret?

Nishani: Ka munguar informacioni. Ai konsiderohet këshilltari i parë i Presidentit. Kam kërkuar informacione në vijimësi për një sërë dokumentesh që kanë të bëjnë me hartimin e strategjive, të strukturave, planifikimit të objekteve.

Tare: Nga burime pranë mazhorancës, ka informuar një herë në javë dhe më pas në një herë në muaj.

Nishani: Nëse bëhet fjalë për komunikatën nuk është informacion. E kemi fjalën për çështje të rëndësishme. Në lidhje me rrëzimin e helikopterit ka ardhur nga Ministri i Mbrojtjes. Është një aksident i veçuar. Ka të bëjë me platformën e sigurisë së mbrojtjes dhe një çështje thelbësore që ka të bëjë me pronat e ushtrisë, që Kushtetuta kërkon me çdo kusht dhënien e lejes nga Presidenti.

Tare: Kjo është e rëndë…

Nishani: Janë shprehur rezervat dhe nuk ka pasur përgjigje. Përgjigjja e Presidenti është rrëzimi i zt. Bazos. Cilat janë perceptimet apo angazhimet, kjo është çështje personale. Duhet të kishte konsultime. Do të preferoja të mos kish pasur një çështje publike për të diskutuar.

Tare: çfarë prisni të ndodhë…do ta refuzoni
Nishani: Përgjigja përfundimtare i është dhënë gjeneral Bazos.

Share: