Home KRYESORE Mimi Kodheli u përplas ne fytyre fyerjet medias Greke

Mimi Kodheli u përplas ne fytyre fyerjet medias Greke

Për korrektesë dhe përballë fyerjeve të gazetës së “Agimit të Artë”, Ministrja Kodheli është shkolluar në UT për Financë ende pa rënë regjimi komunist, dhe në Greqi ka qenë vetëm në vitin 2002 si zv. kryetare e bashkisë së Tiranës. Pra thjeshtë në një delegacion zyrtar.

Ndërkohë që ka qenë sërish në Greqi në janar të vitit 2014 si Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, me ftesë të ish-ministrit grek të Mbrojtjes Dimitris Avramopulos.

Dhe në këtë vizitë dy ditore ministrja shqiptare e Mbrojtjes është takuar dhe me presidentin grek të asaj kohe Karolos Papulias si dhe me kryeministrin e atëhershëm Antonios Samaras.

Të tre personalitetet vlerësuan me tone maksimale ministren Kodheli si një kontribuuese e madhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk mund të mendohet se tre ish-zyrtarët më të lartë të shtetit grek, të cilët kanë në dorë tërë rrjetet e informacionit në Greqi, për këdo që hyn dhe del në këtë vend, të ftojnë, të nderojnë dhe të ulen dhe të diskutojnë me një person që ka qenë në vitin 1991 një njeri i këtij niveli sikurse shkruan gazeta e partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” për Kodhelin.

Aq më tepër që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, shumë aktive në misionet paqeruajtëse dhe mbrojtëse në pikat më të nxehta të globit. Vetëm kaq mund të kishin llogaritur ata që janë ulur dhe kanë nxirë letrën e gazetës greke me akuza të tilla qesharake, se si mund të ulen në një tryezë ku gjenden sekretet më të mëdha të NATO-s në këtë periudhë të trazuar, përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare të NATO-s me një ministër me një kaluar të tillë si perifrazon “Agimi i Artë” grek me gazetën e saj.

Sulmet janë politike, janë shumë qesharake me shanse zero për t’u besuar, çka tregon shkallën e ulët me të cilën shoqëria greke përfaqësohet në politikë dhe reagimi ndaj tyre vjen për të treguar batakun ku ka rënë media dhe politika greke. Megjithatë, komshiun nuk e zgjedh dot, ai është aty, me të mirat dhe të këqijat e veta.

Share: