LSI kërkon ndërhyrje sa më të shpejtë dhe konkrete sa i takon ligjit të miratuar në Itali për Call Center. Një përfaqësi e bizneseve Call Center zhvilloi takim me kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
Ky i fundit në përfundim të takimit u shpreh për mediat: “Ky bisnes realizon punësim masiv. Mijëra të rinj janë të punësuar në call center. Ligji italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e Call Center. Duhet të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht. Është e nevojshme një paketë masash. Lehtesirat janë jetike për mbrojtjen e këtij bisnesi”
Ne fakt autoritet ne Tiirane u kujtuan shume vone per te reaguar dhe Perqasje.com e ka bere me dije kete zhvillim qe ne ditet e para dhe autoritet ketu u kujtuan per te reaguar vetem pasi ne Rome u vulos cdo gje ne te nivelet legjislative te parlamentit dhe Senatit.