Home KRYESORE Shqiptarët kanë votuar për opozitën maqedonase, Besën dhe ja si Ali Ahmeti...

Shqiptarët kanë votuar për opozitën maqedonase, Besën dhe ja si Ali Ahmeti rënien e tij të thellë?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas një zhdukje të gjatë dhe kërkesës insistuese të mediave për të komentuar përgjysmimin katastrofal të partisë së tij, më në fund është shfaqur para gazetarëve duke bërë hipokritin dhe duke shprehur keqardhje se partitë shqiptare do të kenë në parlamentin e ri më pak deputetë se kurrë ndonjëherë në 25 vjet.

“BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vet, tek shqiptarët dhe ka kërkuar nga ta që të mos copëtohen nëpër parti të vogla sepse do të jenë humbës. Gjithmonë i kemi thirrur që partitë e vogla të bëhen bashkë, të fitojnë BDI por të mos humbin shqiptarët. Unë them se shqiptarët kanë humbur mandate. BDI ka fituar zgjedhjet por mua më ka interesuar që në radhë të parë të fitojnë shqiptarët dhe nuk më gëzon fitorja e BDI. BDI do të mbetet i vendosur në drejtim të mbrojtjes së doktrinës që kemi paraqitur para shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Ahmeti, që pretendoi se shqiptarët në këto zgjedhje kanë humbur 9 mandate.

Por kjo është vlerësuar si një taktikë e pasuksesshme e liderit të BDI, për të fshehur faktin se një pjesë e madhe e votuesve të tij shkuan tek Lëvizja Besa dhe nje shume e konsiderueshme tek partia e opozitës maqedone LSDM.

Ndërkaq, i pyetur për kundërshtarin e tij, kreun e LSDM’së, Zoran Zaev, se çfarë mendon për planin e tij për shqiptarët, Ahmeti tha se Zaev “s’ka asnjë plan për shqiptarët”, por megjithëatë nuk e mohoi një koalicion të mundshëm me te.

Tanime mbetet te degjojme se edhe nje here se nga cila ane do anoje puhsteti ne Maqedoni dhe kjo vendoset nga shqiptaret qe per fat te keq te elektoratit te tyre vazhdojne mosmarreveshjet me njeri tjetrin duke u dhene mundesi maqedonasve ti sundojne shume kollaj duke ber eqe populli shqiptar i maqedonise te mbetet i shtypur nga jo shqiptaret.

Share: