Home KRYESORE Imituesi i Edi Rames, Florjan Binaj, tregon takimin e sikletshëm me Ramën...

Imituesi i Edi Rames, Florjan Binaj, tregon takimin e sikletshëm me Ramën për herë të parë

Florian Binaj i cili njihet nga publiku si “Rama 2” për shkak të rolit që ka luajtur prej 12 vitesh i ftuar në emisionin “Tek unë” ka treguar se si nisi të imitonte për herë të parë Ramën, si dhe ka folur edhe për herën e parë që kishte takuar Ramën shoqëruar kjo edhe me sikletin e aktorit.

“Në Portokalli u futa duke imituar Edi Ramën. Në fillim e imitoja përpara shokëve në lice, sepse ngjashmëria e parë që kisha me të ishte zëri. Më pas fillova të vija re edhe gjestet dhe mimikën derisa e bëra personazh timin. Por të imitoje në vitet e para kur u hap spektakli i humorit, ishte deri diku “tabu”, ndaj edhe nuk dihej si mund të ishte reagimi i Kryebashkiakut të asaj kohe. Për herë të parë e takova në një ekspozitë reklamash. Prisja që të më rrinte me nerva, por ai ishte shumë pozitiv. Më tha se e ndiqte Portokallin në gati çdo puntatë dhe madje kishte edhe preferencat e veta për personazhet e krijuar”, tregon Flori.

Share: