Home KRYESORE Kotzias godet sërish: Hapja negociatave? Duhen pesë prioritetet

Kotzias godet sërish: Hapja negociatave? Duhen pesë prioritetet

Pas deklaratës së BE-së për të rënë dakort me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, ka reaguar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias. Ai vuri theksin tek 5 prioritete që i duhen vendit tonë për t’u futur në BE.

“Shqipëria duhet të plotësojë 5 prioritete. Pika 49 e deklaratës ka të bëjë me gjyqësorin. Në paragrafin 50, lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Në paragrafin 51, respektimi i të drejtave të pakicave. Të respektohen gjithmonë investimet greke. Pika 55, për marrëdhëniet e mira fqinjësore”

Ministri i jashtëm grek shprehu dëshirën që Shqipëria të bashkohet me Europën. Më herët Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë dakort me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. “Zëri i Amerikës” zbardhi deklaratën për Shqipërinë të ministrave të Jashtëm të BE, ku theksoi qëndrimin pozitiv të Këshillit për rekomandimin e KE për negociatat.

Po ashtu Ministri i Jashtëm sllovak Lajcak tha në fund të takimit të ministrave, se për një vendim të tillë, do të ndiqen me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, dhe do të priten provat që faktojnë se në vend ka patur progres./bw/

Share: