Home KRYESORE Nardi Olli: Urat e komunikimit me biznesin menyre per te shmangur konfliktin...

Nardi Olli: Urat e komunikimit me biznesin menyre per te shmangur konfliktin social

Nga Nardi Olli*

Me shume mundim po perpiqemi me gjithe koleget keshilltare te opozites te ndertojme urat e komunikimit me biznesin, jo vetem si nje detyrim ligjor, por sepse besojme se konsultimi me grupet e interesit eshte menyra e vetme per te shmangur konfliktin social dhe taksimin ne proporcion me mundesite reale te tij, qe do te ndikonte direkt ne cilesine e jetes se çdo qytetari.

Vetem ne nje vit administrimi ‘de jure’ nga Veliaj, pasi realisht drejton Rama gjithçka, 1/3 e biznesve kane falimentuar, rreth 4500 jane ne prag konfisikimi te prones per pamundesi te pageses se detyrimeve tatimore, me mijera te papune me shume, nderkohe qe qytetaret vuajne te gjithe ngrakesen fiskale qe shkarkohet mbi ta nga çdo aspekt, per gjithçka blejne e konsumojne.

Nje vleresim per Shoqaten e Tregetareve, perfaqesuar nga Nikollaq Neranxi, por edhe z. Zusi, Fratari dhe te gjithe perfqesuesit e bizneseve dhe shoqatave te pranishme qe ndane me ne shqetesimet e tyre dhe propozimet me serioze per te nxjerre biznesin nga situata katastrofike dhe lehtesimin e barres qe bie mbi gjithe qytetaret.

Keqardhje per mungesen e keshilltareve te mazhorances, te cilet po provojne se jane vartes te Veliajt dhe aspak perfaqesues te interesave te qytetareve qe i kane votuar. Koha te ndalim garbitjen dhe vjedhjen ne emer te Tiranes.

*Keshilli Bashkiak partia demokratike

Share: