Nga Fejzi Lila
Maqedonia sapo mbaroi zgjedhjet. Nga shumëkush u mendua se vendi do të hynte në rrugën e zgjidhjes së krizës. Në fakt zhvillimet post-zgjedhore po tregojnë se vendi është larg një zgjidhje të shpejtë. Për këtë duket se po ndikon marxhina shumë e ngushtë e rezultatit midis dy partive të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. Gjithashtu vijimit të krizës i kanë shërbyer në një masë të konsiderueshme edhe rezultatet e partive politike shqiptare.
Dilema kryesore është ballafaqimi në kampet maqedonase të dy forcave të mëdha që po kontestojnë rezultatin zgjedhor. Nga ky ballafaqim do varet iniciativa kryesore për formimin e qeverisë. Ka dy opinione dominuese; së pari, iniciativa VMRO-DPMNE. Nëse kjo iniciativë do fitonte do kemi vazhdimësi të të njëjtit regjim, riciklim të krizës politike, të institucioneve dhe ndërkombëtarëve. Obsioni i dytë, iniciativa dominuese nga LSDM. Ky obsion do të realizonte rotacionin politic, do të sillte mundësi për dalje nga kriza, ngjallje të besimit të brendshëm dhe ndërkombëtar.
Në të dy obsionet e mësipërme ka edhe një alternativë midis tyre. Kjo alternativë më pak e mundshme do ishte kompromis i madh midis dy partive të mëdha maqedonase. Ky do ishte kompromis i madh politik por tërësisht monoetnik. Duke përjashtuar faktorin etnik shqiptar, kompromisi i madh pan-maqedonas do ti jepte fund bashkëjetesës politike e multietnike të shtetit maqedonas. Kjo do çonte vendin drejt federalizimit ose shpërbërjes.
Alternativa e mundshme dhe ngjallëse e shpresës do të ishte rotacioni politik i cili do prodhonte një qeveri nga opozita maqedonase, LSDM dhe aktorët politikë shqiptar. Kjo ka arësye llogjike se LSDM ka marrë mbështetjen e mbi 70.000 vota të shqiptarëve duke demostruar qartësisht se qëzon mbështetje të konsiderueshme qytetare shqiptare. Por kjo nuk mjaton për krijimin e maxhorancës nga LSDM e vetme. Është e domosdoshme mbështetja e subjekteve politike shqiptare.
Skemat e mundshme politike të shqiptarëve i vënë ato në pozicionin e “king maker” . Në këtë pozicion futen dy qasje; bashkimi i të gjithë alternativave të reja, me ose pa BDI në koalicion me LSDM.
Pra gjthçka varet nga partitë politike shqiptare ndërmjet aktorëve shqiptarë. Ky pakt do duhet të konsideronte dhe kushtëzonte palën dominuese maqedonase me program të qartë dhe në pozicione të rëndësishme qeverisëse.
*Fejzi Lila PhD shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare