Home KRYESORE “THE GUARDIAN” – Britanikët në Evropë dhe si ndikon Brexit mbi ta

“THE GUARDIAN” – Britanikët në Evropë dhe si ndikon Brexit mbi ta

Qytetarët britanikë që kanë zgjedhur të punojnë ose të kalojnë vitet e tyre të pensionit në vende të tjera në Evropë, kanë frikë se pensionet, kujdesi shëndetësor dhe të drejtat e qëndrimit do të zhduken pas-Brexit-it.

“Nuk u lejuam as të votojnë në referendumin që mund të na kthejë jetën me kokë poshtë,” thotë Denise Hope, përkthyese në pension që jeton në Itali. “Ndihem shumë e hidhëruar.”

Hope është një nga 1.2 milion britanikët që jetojnë në vende të tjera të BE-së, jetët e të cilëve janë bërë rrëmujë nga perspektiva e Brexit-it. Të drejtat për pronën dhe për të zotëruar një biznes janë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, por të drejtat e ndërsjella automatike të pensioneve, arsimit dhe kujdesit shëndetësor nuk do të jenë më.

Grupe të caktuara në të gjithë Evropën kanë bërë fushatë për këto të drejta. Disa individë kanë konsideruar ndryshimin e kombësisë, por, Xhejn Golding, një avokate britanike që jeton në Gjermani, thotë se mund të ketë pasoja të paparashikuara.

Vende të tilla si Spanja nuk e njohin shtetësinë e dyfishtë, kështu që nëse ndonjë nga 300.000 britanikët e regjistruar që jetojnë në këtë vend zgjedhin t’i lënë pasaportat e tyre, a do t’ia mohojnë vetes të drejtën që, në të ardhmen, të kthehen në Britani?

Të tjerë shqetësohen për vlerën e pensionit të shtetit, e garantuar sipas ligjit të BE-së, por jo pas Brexit-it.

Rreth 450,000 pensionistë britanikë që marrin pension shtetëror dhe jetojnë në vende të tjera në BE, kanë parë tashmë një rënie në të ardhurat e tyre për shkak të rënies së stërlinës dhe kanë frikë se kjo mund të vazhdojë të bjerë më tej, kur Britania e Madhe të largohet nga BE-ja.

Sipas ligjit të BE-së, pensioni është efektivisht i lidhur me disa indekse, për t prekurit kërkojnë që pensionet të ngrijnë dhe kjo çështje të zgjidhet para se të nisë zbatimi i nenit 50.”

Shëndetësia është një tjetër çështje e mprehtë me sisteme të ndryshme në të gjithë kontinentin. Aktivistët ankohen se qeveria nuk po e trajton çështjen. Qeveria është ende konfuze se si do ta trajtojë punën me marrëveshjet për kujdesin shëndetësor për britanikët që jetojnë jashtë vendit. Sipas ligjit të BE-së, pensionistët evropianë në Mbretërinë e Bashkuar kanë të drejtë të marrin kujdes shëndetësor si të jetonin në vendin e tyre. Pa këtë mbështetje shëndetësore, mund të ndodhë që një numër i madh i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç, do të duhet të kthehet në Britani të Madhe.

Edhe britanikët në Irlandë preken, përkundër supozimeve të mëparshme që ata do të mbrohen në bazë të ligjeve të përbashkët anglo-irlandeze sepse Irlanda duhet të marrë më parë leje nga BE-ja për një varg çështjesh. Zyrtarët pohojnë se do të bëjnë të pamundurën për të ofruar rezultatet më të mira të mundshme të dyja palët, por qytetarët janë mosbesues./360grade.al

Share: