Home KRYESORE Lëvizja Besa drejt koalicionit me partinë e Gruevskit, por me dy kushte…...

Lëvizja Besa drejt koalicionit me partinë e Gruevskit, por me dy kushte… shqiptaret akoma te percare!

Lëvizja Besa në Maqedoni është e gatshme të hyjë në një koalicion me partinë VRMO-DPMNE per të formuar qeverinë e re, por me kushtin që i mandatuar për Kryeministër të mos jetë Nikolla Gruevski.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i kësaj lëvizje, Bilal Kasami gjatë një interviste në emisionin “Opinion”. Por a mund te mendohet dhe ti hiqet pergjegjesia te gjithe liderve te kesaj partie per ate cka i kane bere shqiptareve? Kjo do ishte naivitet, kur dihet qe Nikolla Gruevksi e kontrollon ate parti si ta kishte kompanine e tij private.

Kasami tha se është i gatshëm të hyjë në bisedime më VRMO-në, por pa Gruevskin dhe nëse kjo parti pranon platformën e Besës për ridefinimin e Maqedonisë, në mënyrë që të plotësohen të drejtat e munguara për shqiptarët.

Kasami pranoi gjithashtu se ishte takuar së fundi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Por ajo qe s’thuhet eshte se edhe nje here shqiptaret po percahet ndaj ofertave qe vijne nga palet maqedonase. Askush nuk mohon mundesine e pushtetit per te bashkuar shqiptaret.

Share: