Nga Sokol Shameti
Kryeministri dhe kryebashkiaku hanë darka luksoze me ato që ata do të preferonin të ishin gazetaret e Shqipërisë dhe të cilat vetëm gazetare nuk janë.
Në realitet gazetaret e vërteta të Shqipërisë janë njerëz kokëulur dhe anonimë, të cilat – falë qeverisë së këtyre udhëheqësve – punojnë me orë të zgjatura në kushte mizerabël për pak para, në mënyrë që nja dhjetë gra të përkëdhelura që dalin në ekran, të mburren me punën e këtyre gazetareve që ato vetë i dhunojnë dhe shfrytëzojnë barbarisht të parat.
Këto “gazetare” luksi u vjedhin gazetareve të vërteta titullin, thjesht për të postuar fotot e vetes në facebook gjatë kohës kur kryeministri ua var duke u treguar barceleta në ndonjë darkë “private”.