Home KRYESORE 1 pergjigje per 3 pyetje nga LDE.

1 pergjigje per 3 pyetje nga LDE.

Nga Arian Galdini

Na pyesin:

1. Po pse me Parti, a nuk u lodhem me 700 parti?

2. Nese nuk keni para, financime apo mbeshtetje, si do tia dilni? Eshte e pamundur.

3. Nuk ka shanse te keni rezultat sepse Kodi Elektoral, Komisioneret dhe Numeruesit e votave jane te partive qe vjedhin e blejne vota?
Pergjigja:

Nese keto pyetje do te ishin te shkruara ne nje flete te bardhe si denoncime te realitetit, une do ti nenshkruaja e madje do te shtoja edhe shume te tjera ligesi, poshtersi, kufizime, pengesa e pamundesi qe ka ngritur sistemi kunder cdo alternative te re.

Po jane te verteta te gjitha. I dime dhe i kemi thene, sterthene papushim te gjithe.

Ceshtja shtrohet nese ajo qe dime mbi realitetin e zymta duhet te peshoje me shume shume se ajo qe duam per nje realitet ndryshe?

Ketu hyn LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ne skene.
LDE i di, i njeh, i pranon te gjitha keto pengesa e pamundesi.
Por nuk eshte krijuar LDE si Parti e realitetit te zymte.
LDE eshte krijuar si beselidhje transformuese e realitetit.

Aty ku te gjithe shohin pamundesite, ne shohim tejkalimin e tyre.
Aty ku te gjithe shohin pengesat, ne shohim sfiden.
Aty ku te gjithe shohin dorezimin, ne shohim zgjidhjen dhe inkurajimin.

Nuk jane partite e reja qe krijohen problemi ne Shqiperi.
Problemi ne Shqiperi jane ato pak parti qe e kane sunduar ne keto 25 vite.

Po, do te na i vjedhin votat, do te na i blejne votat e njerezit. Sigurisht qe po. Sigurisht qe do te ndodhe.
E dime.

Nuk eshte shpikje te na thone se ne jemi duke ndermare nje nisme idealiste, tejet te veshtire deri ne kufijte e pamundesise.
E dime.

Por pikerisht kete duam te bejme.
Te sfidojme pamundesite, e te ndertojme mundesite.
Ne jemi partia e mundesive dhe e zgjidhjeve.

Te miret dhe te merituarit nuk behen bashke as per te vjedhur, as per te mashtruar, e as per te perfituar.

Ndaj edhe nese ne deshtojme, nuk kemi pse te druhemi nga kjo gje.

Nuk po behemi bashke e as po ftojme askend per te bere gjera te keqija, as per te mashtruar ndokend, as per te joshur ndokend, as per te vjedhur ndokend.

Ne po behemi bashke me ide pozitive, qellim te mbare dhe per te miren publike.

Kesisoj, ku qendron problemi?
Pse duhet te na tregohet skepticizmi kur ne nuk po bejme gjera te keqija?

Po le te deshtojme ore, le ti thyejme ore turinjte duke bere gjera te mira. Nuk kemi gajle.

Le te deshtojme, e le ti thyejme turinjte duke u perpjekur te behemi bashke per te thene e bere gjera te mira.
Nuk kemi gajle.

Turp do te ishte nese ne do te deshtonim a fitonim ne perpjekje per te bere ligesi e gjera te poshtra.

Ndaj po ju them, se kush vjen ne LDE, nuk vjen as per te fituar, as per te humbur, por per te thene, bere e ushtruar gjera e qellime te mbara.
E KY ESHTE TRANSFORMIMI.

Share: