Nga Zef Bushati
Kohe e veshtire dhe e pergjakur. Kohe qe kerkon analize, dialog dhe tryeze bisedimesh. G20 mbledhje urgjente ne Antalia te Turqise. Presidenti Amerikan Obama dhe Presidenti Rus Putin takohen koke me koke plot 35 min. Kerkohet zgjidhje urgjente. Bota eshte tronditur. Shqiperia nuk ben pjese ne G20, as ne G40 e as ne G240, por kjo nuk e justifikon politiken, parlamentin, qeverine, shoqerine civile te Shqiperise ti vere gishtin kokes dhe te ulet ne tryeze per te analizuar me pergjegjesine maksimale ate cfare po ndodh.
Eshte e lehte te servilosesh e ti lepihesh here njerit shtet e here nje tjetri, eshte lehte te krekosesh si gjel e te deklarosh se ben pse ne ate aleance apo ne kete pakt. E rendesishme eshte ti pergjigjesh pyetjes : a jeni te afte te mbroni qytetaret e shtetit tuaj ? A i garantoni ju politikane, deputete e qeveritare shtetasit shqiptare se askush nuk i kercenon, se askush nuk do te lejohet te kryeje akte terroriste ne Shqiperi, se Shqiperia ka sherbimet inteligjente, policine, grupet e nderhyrjes se shpejte, ushtrine ne standartet me te larta, se populli shqiptar eshte vigjelent dhe mbron me atdhedashuri e patriotizem vendin, se pozita e opozita jane te bashkuar kur eshte fjala per mbrojtjen e qytetareve shqiptar ( pra fjala eshte per PS Edi Rama e PD Lulzim Basha, Berisha e Kokedhima, Topalli e Felaj, Noka e Balla, etj. )
A e di politika e qeveria se kush eshte shteti i madh e i forte mik i shqiptareve qe na qendron ne krah e ne mbrotje ne momente te veshtira ? Dipllomacia shqiptare gjate viteve te fundit nuk ka treguar se eshte brenda standarteve te kohes, shpesh ka demostruar paaftesi e deshtime. Ka vendosur ne marredheniet bilaterale, ne te njejtin nivel dipllomatik, disa shtete po evidentuar njerin prej tyre si aleatin strategjik.
Sot para dipllomacise shtrohet pyetja: ne tryezen e G20 kush eshte shteti mik qe mbron edhe interesat e Shqiperise, qe permend ne diskutimin e tij se edhe shteti Shqiptar eshte kercenuar dhe duhet ti japim ndihme e mbrojtje ? Mendoni se duke ngjyrosur muret me ndricim e duke ndezur qirinj solidarizohemi ne luften kunder terrorizmit.
Nese kjo qe ndodh eshte vertete lufte Shqiperia nuk mund as ta shmange e as ta ndeze me qirinj e drita por me pergjegjesi te plote e te thelle,me pjekuri e me perfshirje te te gjithe aktoreve dhe faktoreve, vecanerisht me veprime te pjekura e aktive te diplomacise.