Drejtuesit e subjekteve politike që përfaqësojmë mbi 1/3 e votuesve shqiptarë, referuar shifrave të çertifiuara pas proceseve zgjedhore, 15 muaj më parë kane nisur ‘’Betejën’’ për tu kujtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare se tregues i vetëm për pritshmëri në sistemin e demokracisë është vlerësimi ndaj votës se cdo idividi përmes zgjedhjeve.
Sipas tyre, qytetarët shqipëtare që për 26 vjet kanë besuar te sistemi i demokracisë duke votuar alternativa ndryshe nga tre forcat kryesore, vetem për shkak të sistemeve apo mekanizmave zgjedhor realizuar nga dy partite e medha, u është deformuar vullneti me pate drejte.
Ne nje deklarate per shtyp firmosur nga koordinatori Eduart Abazi, njekohesisht kryetar i Aleanca Demokratike, thuhet se, kujdesi dhe pjekuria e grupimit në këto tryeza për ti bërë prezent shqetësimet, kanë ndeshur në një indiferencë prej aktorëve kryesor, që e kanë detyrë funksionale të meren me to, dhe praktikat e derisotme kanë treguar se janë po ata që bëhen pengesë përmes vonesave apo tejkalimit të afateve ligjore që vetë i kanë vendosur.
“Vëmendja ndaj deklarimeve të liderve kryesor, që ka ndodhur të ndryshojnë qëndim në momente të fundit apo krijojnë alibi për t’iu shmangur përgjegjësive, na bën të gjithëve sot të marim përgjegjësi të reja.” – shkruhet ne deklarate duke aluaduar per nje koalcion te ri, ose polin e trete ne zgjedhje.
Faktori ndërkombëtar nuk qëndroi në të njejën valë me interesat e qytetarëve, kjo duhet thënë qartë e jo me gjuhë diplomatike. Shqetësimi ynë se Reforma Zgjedhore është kyçi që mundëson reformat e tjera duhej vlerësuar me seriozitetin e duhur.
Deklarata nuk menjanon sic ka ndodhur me pare edhe pergjegjesine e Institucioneve ndërkombëtare OSBE-ODHIR qe sipas tyre, janë ata që monitorojnë dhe çertifikojnë standartet e zgjedhjeve dhe qe kanë përgjegjësi para shqiptarëve pasi u besuan tek ata pa rezerva.
“Rekomandimet dhe Prioritetet që hartojnë nuk zbatohen në zgjedhjet e rradhes, doemos zbehet, për të mos thënë humbet besimi edhe ndaj tyre.” shkruhet ne deklarate.
Ata thone se kërkesat drejtuar Parlamentit dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Propozimet mbi mundësinë e realizimit përmes përrmirësimit, korigjimit, theksimit apo diku ndryshimit të Kodit Zgjedhor, së fundi Nisma Ligjore prej deputeteve për këto ndryshime ishin hapat e ndjekur nga grupimi në pritje të rezultateve konkrete. me sa duket po shkohet drejt nje poliri te ri ne politike duke u nisur nga ky grupim.
“Skeptikë deri në pesimistë.
Një opozitë që duhej të ish promotor dhe luftarake në mbështetje të iniciativave të grupeve të interesit, aq më tepër, si kjo e subjekteve tona në tryezë, vërejtëm se i ka shterur vullneti pa nisur.
Të nderuar koleg në këto kushte mendojë që formati i bashkëpunimit të derisotëm të ndryshojë status duke mbajtur linjat idelogjike secili subjekt të gjejmë pikat që mundësojnë dhe na përafrojnë në një platformë politike.
Nga sot të arsyetojmë dhe mendojë rreth kësaj, që është artikuluar që në takimin e parë, kur menduam të linim kohën e mjaftueshme të maturohej çdo iniciative kohë pas kohe.” – perfundon deklarata firmosur nga Eduart Abazi.