Home KRYESORE Fillon levizja “Rama Ik”. Blushi Vlorës: Largojeni Ramën si deputet dhe kryeministër

Fillon levizja “Rama Ik”. Blushi Vlorës: Largojeni Ramën si deputet dhe kryeministër

Në prezantimin e partisë “Libra” ne Vlore dhe ngritjen e strukturave te kesaj force politike, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, dy nismetaret e saj kanë kërkuar mbështetjen maksimale të të gjithë vlonjateve.

Me sa duket nga aty, ish deputeti i partise socialiste Ben Blushi sot si drejtues i nje partie te re opozitare synon te filloje “Levizjen Rama Ik” pikërisht ne qytetin ky eshte zgjedhur kryeministri dhe ku nuk i ka mbajtur premtimet e tij para se te zgjidhej kryeminister.

“Vlora ka detyrimin për të hedhur në kosh dhe larguar deputetin qe e solli në pushtet dhe që sot është kryeminister, Edi Ramen” tha deputeti Ben Blushi ne takimin e rastit duke shtuar: “Ne kemi gjetur nje mbeshtetje shume te madhe ne Vlore dhe per kete i falenderojme te gjithe. Sot jemi ketu per te themeluar Libren e Vlores,dhe jam shume i kenaqur qe ka shume vlonjate te bindur se ka ardhur koha e ndryshimit. Vlora duhet ta largoje ate qe sot eshte kryminister dhe deputet i Vlores i zgjedhur ne vitin 2013”.

Share: