Home KRYESORE Policia jep detaje mbi arrestimin e avokatit Genc Gjokutaj

Policia jep detaje mbi arrestimin e avokatit Genc Gjokutaj

Policia tashme dha detaje mbi arrestimin e avokatit Genc Gjokutaj. Në komunikatën për shtyp thuhet se 49 –vjeçari, rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar!

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit. Genc Gjokutaj, sipas policisë, nuk ka pranuar t’i japë dokumentet punonjësve të policise, por ka filluar t’i ofendojë ata!

Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar së bashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.

Policia thotë se avokati dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin perkates.

Ai akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Share: