Nga Alma Lahe
Zgjodha te jem ‘servile’ ndaj Frances dhe të vendos flamurin tringjyrësh ne foton e profilit sepse:
– jetoj në vendin ku dielli lind andej nga perendon;
– Shqipëria është shtet evropian, edhe pse ende jo anëtar i Unionit;
– në Francë jetojne të njohur, miq dhe të aferm të mij që atje kanë gjetur atdheun e dytë;
– për fat (të mire apo të keq) ngjarjet i ndoqëm live, duke përjetuar makthin e cdo sekonde;
– llahtaria ishte lebetitese teksa mendoja qe terrorizmi po na troket ne porte me fort se cdo here.
Tringjyrëshi në foton time të profilit nuk është deklaratë se jeta e francezit eshte me cmuar nga jeta e sirianit, afrikanit, irakianit, shqiptarit. Jeta është e shenjtë dhe e cmuar dhe kushdo që guxon te ngreje dore kunder saj eshte vecse monster johumane.
Dhe, në fund, nuk vuaj nga komplekse inferioriteti të tipit “francezet nuk do ta vendosnin ne profilin e tyre shqiponjen dykrenore ne asnje rast’. Nuk kam perse ta vras mendjen per profilet e francezeve, me eshte dhene e drejta te menaxhoj vetem llogarine time ne fb.