Home KRYESORE Vajzat dashurojnë djemtë e këqinj!

Vajzat dashurojnë djemtë e këqinj!

Nga Luan Kurti

Kalimera pedhja! Kaubojsi Eduart Ndocaj i prekur nga sëmundja e vogëlushit Kristi nuk hoqi dorë nga kërkesa që kolegët deputetë të dhuronin rrogën e tyre. Në shenjë solidariteti ai shiti kapelen. “Është në vete ky,- tha një deputet sedërlënduar.- Në fillim kërkoi gjysmën dhe tani krejt rrogën. Kemi kohë që s’kemi ngjyer një tender, sa s’ka ku na kap qeni. Ça do hamë, do pimë pastaj, topet? Se mos kam kapele unë dhe nuk e shita!” Një studim amerikan nxori se vajzat dashurojnë më shumë djemtë e këqinj, me patologji sëmundjesh. Nga ky lajm një i njohuri im me prostat ishte bërë me krahë. “Thotë për të çmendurit, jo për ty”,- u përpoqa ta përmendja. “Këtu të çmendur janë të gjithë,- ma preu serbes,- unë prostatën e kam avantazh!”. Meqë jemi këtu, rrjetet sociale kutërbojnë nga belfiet. Dikush që kishte probleme me facebook-un në vend të një specialisti ajtie, preferoi t’i telefononte një punonjësi komunal. Botuesit e cilësuan sukses Panairin e Librit. Manuali “Si të gatuajm딝, qe bestselleri i këtij edicioni. Jasu palikari!

Share: