Nga Arben Skënderi
Viena ne Tirane…?!?! Jo jo, eshte prapagande te dashur miq, jane ca tipa qe vijne nga Viena por jo Filarmonia e Vienes e aq me pak formati i koncertit te Vienes ne Tirane siç po e shet prapaganda shteterore. Çdo gje po perdoret per te denigruar artistet qe ne shi e ne bresher mbajne jeten artistike te ketij vendi dhe me nivele shume te larta madje…! 135 milion lek (te vjetra) per nje koncert jep Ministria e Kultures, per te defryer me taksat e shqiptareve “parine” e vendit.
Vetem te sundimtaret afrikane gjen paralele te tilla…!
Po i kujtoj publikut por dhe vete artisteve qe kjo shume e cila nuk ndalet me kaq, eshte sa:
1 vit buxhet artistik per gjithe Teatrin e Operes
Mbi nje vit buxhet artistik per Tetrin Kombetar
Mbi 4 vite buxhet artistik per Orkestren e RTSH
Mbi 4 vite buxhet per Galerine komb. te arteve
Dhe lista do te ishte e gjate…!
Ne nje kohe qe 5 mln te vjetra eshte maksimumi qe vete ministria e kultures ka vendosur per projektet e tjera, festivale, ekspozita, etj . Shume qesharake me te cilen gati asgje nuk ndertohet dot, dhe faktet tregojne se shume artiste e kane refuzuar duke e konsideruar denigruese.
Nje loje perverse ne kurriz te artit shqiptar, te artisteve qe ne kete vend jane te shtypur e te keq trajtuar ne te gjitha nivelet. Kemi tre vite qe kerkojme fondin per krijmtarine kombetare, fond special per Librin, vemendje dhe prioritet per restaurimet, strategji reale per institucionet. Por jo. Ministria e Kultures e ka kthyer ate dikaster ne Ministri Prapagande, dhe per kete fondet jane pa kursim…