Home KRYESORE Deputeti i LSI paraqitet në prokurori, nën hetime për mos deklarim të...

Deputeti i LSI paraqitet në prokurori, nën hetime për mos deklarim të dënimit

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim ndaj deputetit të LSI-së Shkëlqim Selami.

Ai është paraqitur sot në ambientet e organit të akuzës, në lidhje me dokumentin e publikuar në lidhje me dekriminalizimin.

Prokuroria ka nisur një hetim ndaj tij, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit, një dënim të vitit 1994 në Brindizi të Italisë, për trafik të njerëzve.

Selami është thirrur ditën e sotme nga sektori i Hetimit të Dekriminalizimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Image

Share: