Nga Agim Pipa
O Zot, u vranë shumë njerëz dhe
të premten e zezë
Parisi u vra!
Gjëmojnë këmbanat në Shanz’Elize…
ding-dong; ding-dong –
paqja ka ngjyrë gjaku.
Unë bëj gati pushkët
dhe mbjell mbi tokë zjarrin
kundër vrasësve; ata
kanë ngjyrën e zezë të djallit.
Me një tufë trëndafilësh përkulem
mbi trupat, që parfumojnë dritë hëne
mbi trupat, që pabesisht ja dhanë
murtajës së vdekjes mjerane;
Me një varg trist shkoj në fushën, ku
qajnë tinguj këmbanash dëshpërimi;
luan Bah në pjano; Bodler
fshikullon fytyrën e kukuvajkës.
O fytyra të zeza, ngjyrë plumbi
raftë mbi ju gjithë zemërimi i botës!
***
U vranë shumë njerëz dhe Parisi u vra;
Paris, unë jam bashkë me ty, në barrikada…