Home KRYESORE Vettingut do t’i nënshtrohen edhe kandidatët për President

Vettingut do t’i nënshtrohen edhe kandidatët për President

Të gjithë personat që plotësojnë kriteret për të kandiduar për President të Republikës, para se t’i futen garës për President të Republikës, duhet t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë së pasurisë dhe të figurës.

Projektligji i ri i hartuar nga ekspertët e reformës në drejtësi përcakton në nënin 5 të tij, në pikën 2, një kriter të ri që zbatohet në ligjin mbi dekriminalizimin, shkruan GSH: “Lejohet kandidimi vetëm i shtetasve shqiptarë, të cilët i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pasurisë dhe të figurës si dhe të të dhënave të tjera të vetëdeklaruara sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,” thuhet në pikën 2 të nenit 5 ku flitet për kriteret e zgjedhjes së kandidatit për President.

Share: