Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në një tjetër vend. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen me Qeverinë e Ukrainës për të udhëtuar pa viza në këtë shtet. Ky vendim ka qenë propozim i Ministrisë sonë të Jashtme për t’u hequr vizat mes dy vendeve. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.