Home KRYESORE BE sjell në ILDKP “bombën”: Ja kush janë të parët që kalojnë...

BE sjell në ILDKP “bombën”: Ja kush janë të parët që kalojnë në sitë

Kanë nisur të mbërrijnë në Inspektaratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave disa shtesa të reja “të freskëta” nga Brukseli, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.

Burime diplomatike i thanë tesheshi.com se ka një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Bashkimit Europian dhe autoriteteve shqiptare mbi nisjen e procesit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Por siç mësohet, këto shkresa kanë detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me një verifikim pasurie të disa nga gjyqtarët e prokurorët më të përfolur të vendit dhe me një grup politikanësh.

Këto të dhëna kanë një vit që vijnë rregullisht në Tiranë, por vetëm ditët e fundit kanë ardhur disa materiale që konsiderohen si “xhevahire”, pasi pasi kanë të dhëna mbi krerët e gjyqësorit në vend.

Sipas rendit që do të nisë me zbatimin e ligjit të vettingut, Adriatik Llalla, Bashkim Dedja dhe Xhezair Zaganjori do të jenë tre zyrtarët e parë që do të kalojnë të parët në sitën e ndërkombëtarëve dhe të komisionit të posaçëm që do ta zgjedhë parlamenti shqiptar.

Por materialin shpjegues kryesisht për pasurinë e ka përgatitur ILDKP në bashkëpunim me strukturat speciale të BE-së dhe Departamenti i Informacionit Klasifikuar në Kryeministri.

Siç mësohet pothuajse ka mbërritur verifikimi i pasurisë së krerëve të gjyqësorit shqiptar dhe në veçanti më problematikë ka dalë Gjykata e Apelit e Tiranës dhe Prokuroria.

Siç mësohet kanë mbërritur pasuritë e tre kryeprokurorëve të fundit të vendit: Adriatik Lllallës, Ina Ramës dhe Theodhori Sollaku. Ky i fundit, aktualisht avokat ka edhe gruan gjyqtare apeli në Tiranë, pra subject i vettingut.

Sipas të dhënave më mirë në këtë verifikim ka dalë Ina Rama, por edhe kjo e fundit gjithsesi ka rezultuar se ka pasuri dhe prona që i janë gjetur jashtë deklarimit. Dhe pikërisht për këtë ajo është penalizuar dhe nuk ka mundur të zgjidhet dot si Gjyqtare e Strazburgut, propozim që u bë zyrtarisht nga qeveria e Edi Ramës.

Ndërkaq, për Llallën dhe Sollakun mësohet se ka një mospërputhje jo të vogël të pasurisë së ngritur, ku një pjesë e saj nuk është deklaruar zyrtarisht.

Ndërsa Sollaku e ka të justifikuar si avokat, sërish agjencitë e specializuara kanë gjetur mospërputhje serioze.

Pak kohë më parë disa media akuzuan Kryeprokurorin aktual Adriatik Lalla se zotëron pasuri të mëdha dhe një pjesë të saj e ka transferuar në Gjermani ku ka dërguar edhe familjen e tij.

Share: