PS dhe LSI nuk bien dakord për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Deputeti socialist Ulsi Manja tha se duhet rihapur gara, me pretendimin se njoftimi i bërë në faqen e Kuvendit nuk mjafton pasi sipas tij për shkak të mungesës së informacionit shumë persona nuk kanë mundur të jenë pjesë e procesit.
Por LSI e kundërshtoi duke thënë se tashmë për këtë post janë 3 kandidatë zyrtarë.
Sipas Petrit Vasilit rihapja e garës është ekstra ligjore dhe diskriminon kandidatët në garë. Sidoqoftë procesi u rihap dhe do të zgjasë 20 ditë.
Opozita nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku prezantua dhe paketa e dytë me rreth 40 ligje e reformës ne drejtësi, pas mbylljes e mandatit të komisionit të posaçëm.