Buxheti i bashkisë së Durrësit është shoqëruar me debate të ashpra. Këshilltarët e LSI dhe PD janë bërë bashke duke mos miratuar buxhetin e vitit 2017.
Në emër të grupit të këshilltarëve të LSI, Jeton Rexhmati deklaroi se nuk do ta votojnë buxhetin.
Rexhmati: Hartimi i buxhetit është bërë nga adminstrata dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve dhe këshilltarëve. Propozimet e këshilltarëve mbeten në sirtar duke mos u marrë parasysh nga administrata.
Buxheti 2017 me vlerë 43 milionë dollarë u rrëzua me votat e PD dhe LSI./oranews/