Home KRYESORE Mark Zuckerberg bën një postim të çuditshëm, merr mbi 28 mijë komente

Mark Zuckerberg bën një postim të çuditshëm, merr mbi 28 mijë komente

Mark Zuckerberg u ka uruar ndjekësve të tij festat e fundvitit, duke hequr nga profili i tij treguesin se është ateist.

Me rastin e Krishtlindjes, ai bashkë me urimin për këtë festë u uroi ndjekësve të tij festën Hanukkha, një festë kjo hebraike.

Pas një pyetje në koment nëse themeluesi i Facebook ishte ateist, përgjigja ishte një dhe e prerë: “Jo”.

 “Jam rritur si hebre dhe më pas kalova një periudhë ku vija në pikëpyetje shumë gjëra, por tani besoj se religjioni është shumë i rëndësishëm”, shkroi Zuckerberg.

Ndërkaq më parë Mark Zuckerberg ka postuar dhe foto duke u lutur si budist, kjo pasi bashkëshortja e tij praktikon këtë religjion.

Ky postim i Markut solli shumë reagime, u bënë mbi 28 mijë komente.

Share: