Home KRYESORE Roland Bejko: Thirrje Prefektit të Qarkut Gjirokastër!

Roland Bejko: Thirrje Prefektit të Qarkut Gjirokastër!

Nga Roland Bejko*

(Për dijeni mediave dhe opinionit publik)

Duke qenë se sot Qarku Gjirokastër është përfshirë nga rreshjet e dëborës, i bëj thirrje Prefektit të Qarkut si kryetar i Shtabit të Emergjencave të organizojë sa më parë mbledhjen e vonuar të këtij shtabi antarë të së cilit janë edhe kryetari i qarkut dhe kryetarët e bashkive të qarkut, si dhe të organizojë punën për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, për sigurimin e energjisë elektrike, qarkullimin rrugor,( duke hedhur kripë) ujin e pijshëm etj.

Drejtoria e Bujqësisë tju vijë në ndihmë blektorëve për nevojat e tyre.Sitali, qëndrat shëndetësore në zona, ambulancat etj duhet të mbahen në gatishmëri për çdo rast si dhe të meren masat për sigurimin e rrendit publik nga policia ashtu siç e detyron ligji në këto raste.

Qyteti i Gjirokastrës vuan për ditësh mungesën e ujit të pijshëm. Por as zonja Kryetare Zamira Rami, as Prefekti Flamur Bime nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të çuar autobote apo zjarrëfikëset nëpër lagje, pranë qytetarëve.

Ne si opozitë, do jemi në kontakt me qytetarët dhe do mnitorojmë situatën.

Ftojmë mediat të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme.

Shpresojmë që pushteti lokal që aq shumë përgjërohet për qytetarët nëpër media, të zgjihet nga gjumi sepse deri tani nuk është asgjëkundi.

Qytetarët janë të braktisur.

Kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko

Share: