Home KRYESORE Ish-kryetarja e KQZ shkon në Kuvend

Ish-kryetarja e KQZ shkon në Kuvend

Ish-Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi (Lleshi) do të kthehet sërish në një funksion në administratën publike.

Ish-kryetarja e KQZ¬së do të nisë punë si drejtoreshë në Kuvendin e Shqipërisë. Luzi është parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e martë. Ish-kryetarja e KQZ-së ka konfirmuar rikthimin në Kuvendin e Shqipërisë në një detyrë të njëjtë me atë që ka pasur para se të zgjidhej si kryetare e KQZ¬së katër vite më parë.

Lefterije Luzi do të marrë funksionin e drejtoreshës së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, funksion i cili prej disa muajsh ishte vakant.

Ky post është mbajtur për disa vite nga Tomi Kola, ish-drejtor i Qendrës së Regjistrimeve të Biznesit (QKR). Drejtoria e Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare është një prej drejtorive të rëndësishme të Kuvendit.

Share: