Nga Fadil Lepaja
Kur Sekretari Organizativ i nje partie parlamentare, i prine grupit i cili para kamerave e nxjerr nje njeri prej veture, te ciles pak me vone i japin zjarrin, eshte veshtire mos me kuptue kete si fund te karieres politike te tij dhe si devalvim perfundimtare te motiveve te vet protestave.
Kjo dhe ngjarjet e tjera te dhunshme, bashke me cmendurine e deklarates per ambasadorin e SHBA ne Kosove, duhet qe te e beje opoziten te mendoje rreth vijave te kuqe, te cilat nuk guxon te i kaloje pa rrezikuar te nxirret jashte ligji me te drejte.
Derisa jam plotesisht me kerkesat e opozites per dekriminalizim te pushtetit, njekohesisht jam krejtesisht kunder sjelljes se shfrenuar ne parlament apo rruge.
Ftoj deputetet te pergjigjn ne thirrjet e prokurorise dhe me mjete politike te vazhdojne te mbrojne qendrimet e veta duke hequr dore nga dhuna, demtimi i prones qofte pubilike apo private si dhe venja ne pyetje te sigurise se pergjithshme ne keto rrethana kur krejt kontinenti eshte nen paniken e luftes nga terrorizmi.