Home KRYESORE Bushati: Vota duhet te shkoje ku e adreson qytetari!

Bushati: Vota duhet te shkoje ku e adreson qytetari!

Demikristiani Zef Bushati ndersa realizon nje takim me perfaqesuesit e KRIIK Albania / Koalicioni i Vezhguesve Vendore www.zgjedhje.al , per ceshtjen e ndryshimeve ne Ligjin e Zgjedhjeve thote se ka  deklaruar edhe njhere se:

“Kodi Zgjedhor i ideuar nga Ramiz Alia dhe i miratuar nga PD e PS, eshte mbi parimin e “lavjeresit”, me qellim qe pushteti te shkoje njehere tek PS dhe njehere tek PD. Menaxhimi dhe administrimi i zgjedhjeve nga PS dhe PD eshte konflikt interesi dhe anti demokratik. Financimi i Partive Politike nga taksapaguesit shqiptare duhet te marre fund. Partite te financohen nga kuotizacionet e antareve dhe nga donacione e sponsorizime te deklaruara dhe transparente.”

Partite e vogla jane organizuar per te kerkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe kundervene Prim-it qe merr votat e tyre dhe i con ne favor te partive te medha! Vota duhet te shkoje aty ku e ka adresuar qytetari, kane deklaruar ato ne nje rezolute te perbashket.

Share: