Home KRYESORE Biznesi kundershton performancen arbitrare te Bashkise Tirane.

Biznesi kundershton performancen arbitrare te Bashkise Tirane.

Përfaqësuesit e zyrës sonë në mbështetje të subjekteve private dhe në veçanti të shoqërisë “Neranxi” kanë qënë prezent personalisht për të vrojtuar situatën shqetësuese të tregtarëve që zhvillojnë aktivitet në zonën përreth sheshit “Avni Rustemi” në Tiranë, duke qënë se prej më shumë se një viti kanë filluar punimet për projektin “Rikualifikimi i Pazarit të Ri” dhe ende nuk dihet data në të cilën këto punime do të përfundojnë.

protesta e biznesitKëto veprime arbitrare të Bashkisë Tiranë nuk i kanë krijuar asnjë mundësi subjekteve tregtare të parandalojnë humbjet e tyre. Vetëm nga procesi i punimeve të ditëve të fundit janë dëmtuar 150-180 subjekte që kryesisht zhvillojnë aktivitet tregtar të produkteve ushqimore, të cilët nuk kanë patur kohën e mjaftueshme të magazinojnë mallërat në mënyrën e duhur, as të lajmërojnë punonjësit dhe të arrijnë marrëveshje me kontraktorët për të evituar dëmin financiar.

Ndodhur në këto kushte subjektet tregtare janë të gatshëm të vazhdojnë të ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

Share: