Sot terrorizmi është në qendër të vëmendjes, pas sulmeve vdekjeprurëse që ISIS bëri në Paris.
Por në krah të xhihadistëve të ISIS, ka edhe shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë vdekur dhe të tjerë që luftojnë ende.
Kjo ishte tema e sotme e emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi. Në këtë emision u dha dëshmia e një shqiptari të penduar, të kthyer nga Siria.
“Problem kryesor me të cilën shumë grupe sot shtyhen nga interneti apo persona të caktuar, është injoranca dhe fillimi i fesë, dmth sa hynë në fe, hynë në internet shohin luftëra dhe thonë ikëm, pa njohur fenë. Kur njeh fenë aty qartësohesh”,- thotë i penduari, shqiptari i kthyer nga Siria.
Intervista e plotë
Rakipi: Ku keni lindur?
I penduari: Në Tiranë. Kam lindur në Tiranë
Rakipi: Pra ju jeni një tiranas, jo i ardhur?
I penduari: Jam tiranas puro, dem baba dem.
Rakipi: Cila është gjendja juaj familjare?
I penduari: Jam i martuar edhe me fëmijë.
Rakipi: Jeni i martuar dhe keni…?
I penduari: Jam i martuar dhe kam tre fëmijë.
Rakipi: Sigurisht për shkak të moshës që unë shoh janë të vegjël?
I penduari: Po janë të vegjël.
Rakipi: Si u frymëzove për të ikur në Siri?
I penduari:U frymëzova nga interneti dhe nga një shok që është vrarë në Siri
I penduari: Një nga shkaqet kryesore ishte interneti siç kuptohet, është përhapur gjithandej, pamje e Sirisë vuajtjet e
fëmëijëve të grave, thirrja që ata bënin që janë vendalinj që thonë hajdeni se kemi nevojë për ndihmë. Sirianët që bënin thirrjet, shkaku i parë. Shkaku i dytë kam një shok që ka vdekur tani jam lidhur me të, është vrarë në Siri, ai ishte nga Tirana.
Rakipi: Ju patë internetin, aty ju patë një realitet që menduat që ishte shumë i favorshëm dhe i mirë dhe vendosët?
I penduari: Vendosa të shkoj.
Rakipi: Sigurisht, ju keni familje çfarë i thatë gruas?
I penduari: Bashkëshortes i thashë do shkoj për shkollë sa të rehatohem do të marr edhe ty.
Rakipi: Gruaja nuk pati kundërshti? Sigurisht fëmijët ishin të vegjël dhe çdo gjë që ju do ti thonit ata nuk do ta kuptonin?
I penduari: I thashë do të shkoj në Arabi. I thashë do të shkoj në vendet Arabe jo në Siri.
Rakipi: Në fakt rregullat e xhidadit e kërkojnë që të merret miratimi i nënës për xhihad, që është kusht fetar ju ja morët miratimin, e morët këtë leje?
I penduari: Padyshim që jo, e dija që nuk do të më jepte leje, ishte e papranueshme që i biri i vet të shkoj në luftë, të
vritet atje. Nuk e kam marrë miratimin, nuk e kam realizuar një nga kushtet.
Rakipi: Kur e keni përqafuar fenë islame, si jeni bërë praktikant i kësaj feje? Si keni filluar të kryeni ritet?
I penduari: Kam 10 vjet që praktikoj islamin
I penduari: Kam filluar, mbi 10 vjet, ka që falem që jam praktikant i fesë islame, gradualisht duke hyrë më thellë në fe dmth, po jam praktikant i rregullt.
Rakipi: Jo vetëm ju, prindërit tuaj me siguri se kanë ushtruar për shkak të privimeve që kishte diktatura e Enver
Hoxhës por të parët e tu e kanë ushtruar?
I penduari: Ashtu është.
Rakipi: A u ndihmuat nga radikalët. Ju keni vënë re se si në gjithë botën, por edhe në Shqipëri kohët e fundit, edhe
në të gjithë vendet, janë shfaqur disa rryma fetare, është komuniteti Mysliman por ka edhe rryma radikale, i njihni?
I penduari: Njohuri kam në përgjithësi jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Rakipi: Nuk kini njohje të drejtëpëdrejtë e njihni ish Imamin e Xhamisë së Unazës së Re, ai është i ndaluar apo Imamin e Mëzezit?
I penduari: Nuk kam njohuri për Imamin e Xhamisë së Unazës së Re
I penduari: S’kam njohuri, kam njohuri të përgjithshme, siç njihen ndërmjet besimtarëve apo nëpërmjet medias, për çfarë akuzohen.
Rakipi: Ata kanë marrë pjesë, siç kemi dëgjuar nga raportimet e medias dhe gjyqi që vijon, kanë ngritur një rrjet për përcjelljen, një klientelë për të dërguar njerëz në Siri dhe Irak ju nuk jeni angazhuar nga kjo pjesë?
I penduari: Unë për veten time, flas për veten time nuk kam njohuri, shteti po heton unë kam ikur në mënyrë të drejtpërdrjtë nga një shoku im, që është vrarë në Siri ai më ka ndihmuar më ka pritur, ai ka vdekur, jam lidhur drejpërdrejtë me të.
Rakipi: Ekonomia e familjes tuaj si është, keni vështirësi ekonomike?
I penduari: Ekonomia mesatare
Rakipi: Gruaja është në punë?
I penduari: Po edhe unë në punë jam.
Rakipi: Nuk keni ekonomi të mirë, dua të dal te ideja se shpesh shqiptarët në mënyrë masive kohët e fundit po
largohen për arësye ekonomike, ju nuk e kishit një të tillë?
I penduari: Jo jo absolutisht, kam shtëpinë time, kisha punën s’kisha arsye të largohesha për ekonomi.
Rakipi: Do të shkonit për të luftuar atje në Siri, për Xhihadin?
I penduari: Qartë.
Rakipi: A mund të dimë itinerarin e lëvizjes, si lëvizët, në ç’rrugë lëvizët, zakonisht kanë qenë të organizuar, kanë lëvizur sipas një skeme, të përcjellë nga njerëz që rekrutonin këtu?
Intinerari, I penduari: ShqipëriÂGreqiÂStamboll dhe më pas në Siri
I penduari: Unë kam lëvizur nga Shqipëria në Greqi në rrugë tokësore, Greqi Turqi, Stamboll, pastaj në kufi me
Sirinë na ka pritur shoku, ai djali që është vrarë.
Rakipi: Ju sigurisht nuk keni qenë vetëm?
I penduari: Kam qenë i shoqëruar me dikë tjetër që edhe ai është vrarë.
Rakipi: Dhe ne nuk mund ta idetifikojmë për arsyet që thamë më parë.
Rakipi: A ju kontrolluan gjatë rrugës, sa kushtonte ky udhëtim? Ky ishte një shpenzim që ju do ta bënit perosnalisht nuk do e jepnin rekrutuesit këtu ?
I penduari: Lëvizja fare e thjeshtë jo vetëm për besimtarët por për çdo njeri që s’ka lidhje me fenë, bileta e autobuzit
nga Shqipëria në Turqi kushton 40 euro vetëm vajtje. Autobusi niset nga Maqedonia ose nga Greqia për në Turqi.
TiranëÂGreqi, s’kemi ndaluar thjesht kemi bërë pushimet e rrugës. Mbërritëm në Stamboll, me autobus.
Rakipi: A ju kontrolluan?
I penduari: Patëm kontroll në kufirin turk, i thamë “jemi për turizëm”
I penduari: Patëm një ndalesë pak si të gjatë në kufirin turk. Në veçanti ne, sepse ishim me mjekra dhe diçka dyshuan.
Rakipi: Patët probleme?
I penduari: Thjesht pyetje, dmth ku po ikni përse po ikni, të përgjithshme. “Ne jemi për turizëm”,I thamë në Stamboll.
Rakipi: Pastaj përtej Stambollit, për të dalë nga kufiri me Turqinë?
I penduari: Pastaj ishim të lire, të qetë.Udhëtuam pa problem deri në kufi.
Rakipi: Ajo pjesë e kufirit Turk ku bashkohet me Sirinë është e lirë?
I penduari: Mund të hyjë e të dalë kush të dojë. Jo, nuk kontrollohet. Ka ushtarë po janë anasjelltas.
Rakipi: Në kohën që mbërritet në Siri kush ju priti?
I penduari: Në Siri u pritëm nga një djalë i shoqëruar me një sirian
I penduari: Neve na priti ky djali I shoqëruar me një sirian. Ishin me makinë dhe na dërguan në një shtëpi, si të thuash ku rrinin shumë të huaj. 2Â3 shqiptar ishin aty. Më shumë kanë qënë të huaj gjermanë, itlaianë,francez dhe aty kemi ndenjur disa ditë.
Rakipi: Besoj kur ju zbritët aty ju thanë se kush ishte ky vend?
I penduari: Si vend, në periferi të Halebit.
Rakipi: Halebi është një zonë që është afër kufirit turkoÂsirian…?
I penduari: Është afër kufirit me Sirinë.
Rakipi: Keni qëndruar aty për disa ditë? A kishte njerëz të tjerë aty?
I penduari: Kishte 2Â3 shqiptarë
I penduari: Po, normalisht. Shqiptarë kam parë dy tre veta. Ata ishin të organizuar me grupet e tyre. Kjo për shkak të
gjuhës, që nuk dinin gjuhën. Unë kam ndenjur shumë me të huaj që kishin mbaruar shkollën në Arabi.
Rakipi: Ju keni ikur në një mënyrë tjetër, nga ata që kishin një strukturë të organizuar dhe grumbulloheshin që
këtu si shqiptarë?
I penduari: Ai që na priste dhe ai që na shoqëroi janë të dy të vdekur.
Rakipi: Pasaportën a ju a mbajtën?
I penduari: Pasaportat na i morën për arsye sigurie
I penduari: Pasaportën na e morën të gjithëve, të gjithë europianëve, përfshi mua dhe shokut tim për arsye sigurie.
Na thane, nëse doni të ktheheni mbrapsht do ju a kthejmë. Dhe normalisht dihet që pasaportat janë djegur.
Rakipi: Ju flisni gjuhë të huaja?
I penduari: Po dy gjuhë flas, Italisht, dhe arabisht.
Rakipi: Arabishten si e keni mësuar?
I penduari: Nëpërmjet kurseve, në Shqipëri.
Rakipi: Mendoni që e flisni mirë edhe arabishten?
I penduari: Po, e kam praktikuar atje më shumë.
Rakipi: Ne kemi transmetuar në emisionin që unë bëj, disa muaj më parë, një film, i vetmi film për funskoionimin e Shtetit Islamik, bërë nga gazetarë amerikan të zotë profesionalisht, por edhe një rrjet i madh investigativ, që kanë qendruar aty për tre javë dhe kanë parë Shtetin Islamik.
Rakipi: C’ishte përshtypja juaj? Ju çfarë patë aty?
I penduari: Në fillim unë iu bashkova Al Nusrës
I penduari: Të them të drejtën, fillimisht kam ndenjur te AL Nusra.
Rakipi: Ti shkove fillimisht në organizmin e Al Nusrës e cila fillimisht ka qenë bashkë me ISISÂin.
I penduari: U formuan të dyja veç e veç, pastaj u bashkuan dhe pastaj u rindanë përsëri. Unë isha aty në kohën kur ata ishin ndarë, ISIS dhe AL Nusra.
Rakipi: Me njohuritë që ka pasur shqiptari që ju priti dhe afrinë që ka pasur me AL Nusrën, si funksiononte, si ishte e organizuar struktura ushtarake?
I penduari: Stërvitja te Al ishte nga 1 muaj deri në 3 muaj. Unë mora pjesë 2 javë
I penduari: Te Al Nusra më shumë kam ndenjur nëpër fshatra, sepse isha i ri dhe s’kishte shumë organizime për ne
fillestarët. Organizim ka pasur për stërvitje, nga një muaj deri në tre muaj. Edhe te ISIS e njëjta stërvitje.
Rakipi: Dmth ju morët pjesë në stërvitje?
I penduari: Me thënë të drejtën unë mora pjesë gjysmaÂgjysma Kam marrë pjesë pak, jo kohë të plotë. Mund të kem marrë pjesë 2 javë të plota.
Rakipi: Ç’të ka mbetur ty në kokë, tani që flasim bashkë, nga ky organizim për nga mënyra si funksiononte?
I penduari: Nuk kam asistuar në beteja
I penduari: Për organizimin nuk kam pasur pështypje të veçantë. Ka qenë e përgjithshme ushqimi, stërvitja. Më
shumë kemi bërë roje, nuk është se kam asistuar nëpër beteja. Nuk e di.
Rakipi: A kishit trajnim fetar?
I penduari: Nuk kishte trajnim fetar
I penduari: Jo, ky ishte problem. Ky ishte problemi kryesor, sepse nuk kishte trajnim fetar, sepse nuk kishte dituri fetare. Kjo i bënte njerëzit, si të thuash, 100 për qind injorant.
Rakipi: Te Al Nusra ishe me dy shqiptarë që nuk ishin vrarë akoma edhe me perëndimorë të tjerë. Ata ishin perëndimor autoktonë apo me origjinë nga Lindja e Mesme?
I penduari: Kishte edhe të ardhur që kishin marrë pasaportat në Gjermani, por kishin edhe vëndalinj, gjermanë,
francezë, danezë, italianë. Kishin disa ide, jo se ishte një ide e përbashkët. Te Al Nusra kishin shumë ide.
Rakipi: C’ishin idetë kryeosre të tyre. Flas për këta nga perëndimi?
I penduari: Ata thoshin që nuk duhet të kthehesh në Europë, sepse nuk është vend islamik
I penduari: Prej ideve që ishin interesante dhe që mua më bënin përshtypje ishin ata që thoshin se nuk duhet të
kthehesh në Europë, pasi Europa nuk është vend islamik me ligjin e Zotit. Kjo binte ndesh me atë që praktikoj unë.
Kjo më ka bërë përshtypje shumë.
E kishin të ndaluar, ja ndalonin njëriÂtjetrit të kthehehsin në vendet e tyre.
Rakipi: Kishit trajnim ushtarak?
I penduari: Po, po çdo gjë me rregull.
Rakipi: Pse nuk shkove në grupin e shqiptarëve? Të kanë kërkuar shqiptarët të shkoje në grupin e tyre? Me
njohuritë e pakta që kemi ne, shqiptarët operojnë në një grup të veçantë…
I penduari: Nuk u bashkova me shqiptarët, kisha përplasje
I penduari: Po, është e vërtetë. Nuk jam bashkuar për shumë arsye, dhe një nga arsyet është se kam pasur probleme me ta që në Shqipëri. Si ta them, kjo ka qenë aryseja kryesore. S’kam pasur shumë simpati, s’kam shkuar mire. Secili përvetëson idetë e veta. Kam pasur përplasje.
Rakipi: A kishte luftëtarë shqiptarë që kishin ardhur me familjet e tyre?
I penduari: Kishte. Nuk është se i kam parë, por me çfarë kam dëgjuar.
Rakipi: Ku jetonin familjet e tyre?
I penduari: Në perfireri të Halebit, apo në perferi të ndonjë qyteti tjetër.
Rakipi: Në Raka ju nuk keni qenë?
I penduari: Jo nuk kam qenë.
Rakipi: Kemi parë në imazhet që vijnë nga ajo botë, që trajnohen edhe fëmijë të moshës 10 vjeç, 14 vjeç. Ju keni i parë?
I penduari: Nuk kam parë europianë që të trajnonin fëmijët
I penduari: Do të flas sa kam parë unë. Nuk kam parë të paktën europianë të trajonjin fëmijët e tyre. Kam parë
vëndalinj. Babi që kishte marrë fëmijët se i ishte vrarë nëna. S’ka pasur ku t’i linte. S’kam pasur idenë se ky po e
trajnon. Lëvizjet ishin të kufizuara.
Rakipi: Nuk funksiononit si një ushtri që njihnin pjesët e tjera? A vinit re ndarje në formë celulash?
I penduari: Atje nuk kishte diçka të përbashkët. Ishin si të thuash grupeÂgrupe.
Rakipi: A dinit gjë për kamikazët si përgatiteshin? Kishte dy variante: do bëhesh kamikaz, apo do shkosh për xhihad.
Ju thanë për çfarë do shkonit? A jua kanë bërë ndonjëherë këtë pyetje?
I penduari: Në Kuran nuk thuhet që të vrasësh njeri ose të vrasësh veten
I penduari: Mua s’më kanë thënë gjë drejtpërdrejtë. Kam dëgjuar, shumë. Kjo bie ndesh me besimin tim, sepse Zoti
thotë në Kuran, “kush vret një njeri është njësoj si të ketë vrarë gjithë njerëzimin,ndërsa kush vret veten do të digjet përjetësisht në zjarr”.
E kam këtë parim. Dhe ajo që ndodhte atje bie ndesh me besimin që kam praktikuar.
Rakipi: Ju ishit në një vend që nuk zbatohej ky parim?
I penduari: Jo. Vrasja e vetes nuk lejohet në fe.
Rakipi: A keni njohur ndonjë kamikaz?
I penduari: Jo. drejtpërdrejtë jo. C’ka kam parë në internet. Nuk kam takuar, nuk kam parë.
Rakipi: Dini c’farë metodash përdornin për t’i mbushur mendjen kësaj kategorie?
I penduari: Ata që përdorin këto metoda janë shumë të rezervuar për tu hapur me ne në fronitn ku ishim. Ne ishim fillestar.
Rakipi: A ju paguanin?
I penduari: Na paguanin 30 dollarë në muaj
I penduari: Na paguanin tridhjet dollar në muajm kjo për kolinoz ose për të folur në internet me fmailjet tona, ndërsa ushqimet veshmbathjet, I kishin për ditë. Familjaret merrnin një shumë më të madhe, përveç ushqimit.
Rakipi: Ku jetonit?
I penduari:Jetonim në shtëpi të braktisura
I penduari: Shtëpia kishte plot sepse ishin të brakitusura.
Rakipi: Me çfarë lloj arëmsh trajnoheshit?
I penduari: Kam përdorur kallashnikov dhe snajper
I penduari: Me armët fillestare me të cilat trajohet c’do ushtar në çdo vend të botës. Kallashnikovi, AK 47, snajper, granata. Personalisht kam përdorur kallashnikov dhe snajper.
Rakipi: Ti s’ke qenë i bashkuar me grupin e shqiptarëve, por në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare paraqitet figura e një shqiptari, Lavdërim Muhaxheri. Keni dëgjuar për të gjatë kohës që ju keni qendruar aty?
I penduari:Nuk e kam njohur Lavdërim Muhaxheri
I penduari: Të them të drejtën ka qenë i panjohur sa kohë kam ndenjur atje. Kur jam kthyer në Shqipëri kam parë për sulmet. As emrin dhe as fytyrën s’ja kam parë e dëgjuar.
Rakipi: Pse ikët nga ALÂNusra te ISIS?
I penduari: ISIS bënte propaganda për sulmet, Al Nusra s’kishte armatim
I penduari: Jo vetëm unë po çdo europian i bashkoheshim ALÂNusrës, kalonim pastaj te ISIS, sepse ISIS bënte propagandë shumë më të madhe në lidhje me sulmet. Cdo njeri që shkonte atje shkonte për të bërë sulme kundër ushtarëve të Bashar alÂAssad. Kjo i shtynte. Sepse kishte edhe më shumë armatim. AlÂNusra ishte shumë e varfër në armatim.
Rakipi: Në mediat ndërkombëtare dhe te ne përdoret ky cilësim si Fronti i Bashkuar që është opozita. Aty kishte shumë pjesë, larmi. Kush ishte opozita e vërtetë kundra Assad? Ju thoni se keni shkuar për të luftuar në krahë të opozitës siriane?
I penduari: AlÂNusra bashkëpunonte me opozitën.
I penduari: Pak a shumë. AlÂNusra bashkëpunonte me opozitën.
Rakipi: Keni parë njerëz të opozitës që luftonin drejtpërdrejtë, po të painkuadruar?
I penduari: Po kam parë, se çdo grup kishte frontin e vet.
Rakipi: A ju kërkuan të bënit ndonjë betim, drejtuesit atje?
I penduari: Po. Te ISIS na kërkuan të bënim betim.
Rakipi: Ju shkuat te ISIS sepse ishte më luftaraku, më i qarti, institucion aksioni. A ju kërkuan një besë? Kujt i jepej kjo besë?
I penduari:I jepej besa Kalifit, çdo urdhër duhej zbatuar
I penduari: Po na kërkuan. Të them të drejtën ngaqë nuk e kam bërë dhe kam lexuar si shkresë, por po të them përmbjatjen me sa kam dëgjuar. I jepet besa Kalifit. Për çdo gjë për bindje, urdhra, për çdo gjë jepnim besën për Kalifin dhe çdo urdhër që jepte ai ne do të duhet ta zbatonim.
Rakipi: Në kohën që ishit me ISIS, le ta saktësojmë zonën ku ju qendruat?
I penduari: Me ISIS kam ndenjur po në Haleb, sepse Al Nusra me Isis ishin afër, pavarësisht se ishin fronte të ndryshme. Qëndronim nëpër shtëpi të braktisura dhe lëviznim nga një vend në tjetrin.
Rakipi: A mund të më përshkruash një beteje?
I penduari: Na kanë sulmuar ushtarët e Assad, jemi mbrojtur
I penduari: Të them të drejtën nuk kam marrë shumë pjesë në beteja sepse kam kam qenë në faza fillestare. Kur bëheshin beteja informacioni ishte i sigurt. Merreshin njerëz të besuar, njerëz të përgatitur dhe besnik.
Ne kemi qenë roje duke ruajtur me turne dhe na kanë sulmuar ushtarët e Assadit. Këtu jemi mbrojtur. Kjo quhet betejë për mua. Ndërsa për beteja sulmuese nuk kemi bërë. Për beteja ushtarët ishin të zgjedhur, informacioni ishte shumë i fshehtë.
Rakipi: Shpesh në luftë, pozicionin më të vështirë e ka ai që mbrohet. Na tregoni një situatë të vështirë. Çfarë kishte të veçantë në rastin e mbrotjes?
I penduari: Kam parë live ushtarë të vdekur pas një sulmi
I penduari: Në rastin e mbrotjes… mbasi është bërë një sulm në darkë, të nesërmen në mëngjes, mbasi është tërhequr ushtria e Assad, kemi parë ushtarë të vdekur, po ashtu edhe nga pjesa jonë, kjo është ajo c’ka kam parë live.
Rakipi: Diçka që folëm më parë, për një burg…?
I penduari:Ruanim një burg të Assadit me 4Â5 mijë të burgosur
I penduari: Gjëja që më ka bërë përshtypje, mbasi na ishte urdhëruar të ruanim një burg në Haleb, që ka 4 vjet që nuk çlirohet, që kur ka nisur lufta në Siri, i cili ka rreth 4Â5 mijë të burgosur. Është burgu i Assad që ka të burgosur sirianë brenda.
Rakipi: Përse duhet ta ruanit ju?
I penduari: Ne duhet ta ruanim, dhe ta sulmonim herë pas here. Ka qenë nën mbikqyrje 24 orë dhe duke e ruajtur bënim sulme herë pas here.
Ajo c’ka na ka bërë përshtypje… është dhënë urdhër nga një komandant, që s’e njohim me emër, i cili ka hapur fjalë
se do vijnë 4 makina të zeza dhe do marrin një person në burg. Kishim urdhër të mos qëllonim pasi kanë ardhur makinat dhe kanë nxjerrë një të burgosur që s’e dinë kush mund të jetë dhe ndërmjet atyre kemi pasur një femrër.
Femra ka qenë shoqëruese e makinës, ne kishim urdhër të mos qëllonim. Të burgosurin e morën ushtarët e Assad.
Rakipi: A kishte sekrete në organizmin tuaj?
I penduari: Nuk duhej të merrej vesh kur kishte sulme
I penduari: Po shumë. Psh, kur kishte sulme, siç e thashë, nuk tregonin. Ishte i rezervuar si informaicon.
Rakipi: Sa minuta, sa kohë para merrej vesh sulmi?
I penduari: Sulmi merrej vesh pasi ishte kryer. Kërkoheshin forca të reja. Bëhej i rezervuar për arsye sigurie.
Rakipi: Ju nuk jeni ushtarak, atje ku ishit ju nuk kishit organizim ushtarak…
I penduari: Jo.
Rakipi: Ju ka ndodhur të jeni në pozitë që mund të vriteshit?
I penduari: Po. Njëherë që e mbaj mend si tani kur kemi qenë gati 30Â50 metra larg ushtris së Assad, na kanë gjuajtur me granata. Raste në përgjithësi nuk më kujtohen.
Rakipi: Dy shqiptarët që ishit bashkë, si u vranë ata?
I penduari: Ata janë vrarë mbasi unë jam kthyer nga Siria. Unë i lashë të gjallë.
Rakipi: Ku ndryshon ALÂNusra nga ISIS?
I penduari: Al Nusra kishte më pak ekstremizëm se tek ISIS
I penduari: Ndryshimi i Al Nusrës me ISIS është se te Al Nusra kishte më pak tekfirizëm, kështu quhet në gjuhën fetare. Pra më pak ekstremizëm se tek ISIS.
Rakipi: Kishit dëgjuar apo merrnit informacion dhe si ushqenit me këtë informacion kundër perëndimit?
I penduari: Do të kishte qenë diçka shumë e mirë më bukur nëse do të kishte teolog të mësonte fenë, nuk do të ishte kështu situata sot, sepse në përgjithësi mungonin teologët.
Rakipi: Ne shohim videot që janë transmetuar që janë të mbushura plot, apo është thjesht propagandë?
I penduari: Atë video mund ta bëj edhe unë, fasim për teolog me kuptmin e plotë të fjalës nuk kishte. Të paktën aty ku kam ndenjur unë.
Rakipi: Po të huajt që vriteshin si varroseshin, si lajmëroheshin familjet?
I penduari: Nuk kishte kohe, sepse situata ishte e tensionuar, nuk kishte kohe për nderime. Hapej një gropë dhe varroseshin dhe kaq, sepse nga momenti në moment kishte sulme.
Rakipi: Familjet e tyre lajmëroheshin?
I penduari: Padyshim që po.
Rakipi: Me njeriÂtjetrin çfarë bisedonit? Kishit një farë miqësie me një pjesë të tyre?
I penduari: Ajo që më ka bërë përshtypje është se pavarësisht se ishin idetë e ndryshme, një pjesë thoshin se nuk duhet të ktheheshin te familjet në Europë, duhet të rrinin këtu te vendi i shenjtë. Një pjesë tjetër ushqenin me ide të tjera, se duhet të kththeshim pranë familjes, por i mbanin këto ide të fshehta se kishin frikë se mos i vrisnin.
Rakipi: A kishin kulturë ata, kishin mbaruar shkolla?
I penduari: Po padyshim, kishin kulturë tjetër.
Rakipi: Kishin nga ata që nuk ishin myslimanë, ishin bërë rishtaz?
I penduari Problem kryesor është se shumë grupe sot shtyhen nga interneti apo persona të caktuar. Është injoranca dhe fillimi i fesë, euforia, dmth sa hyjnë në fe në internet… shohin luftra dhe thonë “o burra ikëm”. Problemi është i madh pa njohur fenë, kur njeh fenë aty qartësohesh.
Rakipi: Keni takuar njerëz të ndryshëm, ç’është kjo si e mendon sot që je i qetë. Kjo nuk bëhet për t’u pasuruar pasi 30 dollarë janë pak para. Pra çfarë është kjo flakë që e ndez njeriun?
I penduari: Mungesa e diturisë është ajo që i çon në luftë në Siri
I penduari: Në fakt nëse do ishte për para gjermanët s’kanë nevojë për para, nuk kanë nevojë…
Unë do ta ndaja në dy pjesë, një fillim i fesë, pra mosnjohuria e fesë dhe e dyta ndërprerja e mësimeve fetare, mos marrja e diturisë nga hoxhallarë të caktuar që njihen nga komuniteti, në shtet. Ta them më qartë, në përgjithësi euforia nga një që sapo ka hyrë në fe dhe mungesa e diturisë është ajo që i çon në luftë në Siri.
Rakipi: Në rastin tuaj, ju nuk ishit fillestar?
I penduari: Flasim në mënyrë të përgjithshme.
Edhe largimi nga imamllarët që predikojnë fenë e pastër, nuk është gjë e mirë.
Rakipi: Pra ju morët vendim që të ktheheshit? A kishte të tjerë që donin të ktheheshin?
I penduari: Kishte shumë që donin të ktheheshin
I penduari: Fatkeqësisht, kishte shumë. Kishte nga ata të plagosur që donin të shkonin për kurim në Turqi, dhe nuk u jepnin pasaportën. Ja u kishin djegur a nuk e di…
Rakipi: Cila ishte rruga juaj e kthimit?
I penduari: Nga Turqia nga i njejti vend që hyra, dhe pastaj në Rinas.
Rakipi: Pas kthimit, a keni marrë kontakte me autoritetet e shtetit shqiptar?
I penduari: Nuk kam marrë kontakte me shtetin shqiptar
I penduari: Në asnjë mënyrë jo, s’ka ndodhur kurrë kjo gjë.
Rakipi: Ju jeni këtu dhe askush s’ju ka ftuar për një program rehabilitimi?
I penduari: Jo jo, absolutisht.
Rakipi: A keni parë ndonjën mundësi që mund të ndihmojë të kthyerit, jo vetëm ju por edhe ata të tjerët që mund të duan të kthehen ?
I penduari: Kjo do ishte dicka e mirë dhe inkurajuese, shumë pozitive, por unë nuk kam parë diçka të tillë deri tani.
Rakipi: A Shkon në punë?
I penduari: Po në punë jam.
Rakipi: Paguhesh mirë?
I penduari: Bereqaves, rrogë mesatare.
Rakipi: Mendon se je ndarë me atë pjesë?
I penduari: Jam shkëputur 100% nga kjo kasaphanë
I penduari: Të them të drejtën, përderisa kam ardhur këtu, tregon në radhë të parë pendim.
Besoj se jam shkëputur 100 për qind nga ajo kasaphanë
Rakipi: Është një lloj droge kjo për adrenalinë?
I penduari: Adrenalinë ka, por ajo vjen e shtohet, efekti i drogës, në momentin që nuk ka dije dhe ka injorancë përben problem.
Ne jemi një vend europian, nuk kisha nevojë të fitoja kulturë aty, çfarë kulture mund të fitojë njeriu në luftë.
Rakipi: Ka mbetur pas një kohë e ngarkuar për ju, e mbushur me përjetime nga më të çuditshme. A ju shfaqet ndojëherë kjo pjesë?
I penduari: Falendeorj Zotin që memoria ime është 0 nga ky aspekt, sepse një përjetim zhvillohet duke e kujtuar. Jam munduar të harroj.
Rakipi: E shkuara është jeta jonë. Sigurisht kokën mbrapa e kthejmë dhe shikojmë çfarë ka mbetur?
I penduari: Si të ta them. Në front, shikon të vrarë, pa këmbë pa duar pa trup, të plagosur rëndë, që duhet ti jepje ndihmë.
Rakipi: Ju tregoni për një luftë, pa ushtarak, të paorganizuar. Lufta e vërtetë është ushtri me ushtri. Ka pasur arsye që nuk sulmohej ushtria por civilët, siç ndodhi në Francë?
I penduari: Gjëja që më ka vënë në dyshim, flas për ISIS, ishte që duke qenë e angazhuar me ushtrinë e Assad, hapte fronte lufte brenda qytetit me popullin. I burgosnin, mund ti dërgonin në burg për arsye që s’kishte lidhje. Pse ti vjedh të presin dorën. Ndëkrohë që dihet në fenë islame, nëse vjedh në gjendje lufte kjo ndodh për shkak të vështirësisë, të nevojës.