Nga Basir Collaku
Delir antiamerikan nga pushteti e politika ne Tirane… Heret apo vone tollumbacja do te pelcase..heret apo vone do te ndodhe…..
Ne nje fjale te presidenti amerikan Xhorxh W Bush ne nje ceremoni ne nder te presidentit Ronald Regan, nder te tjera duke çmuar rolin dhe permasen e pazakonte te Reganit, tha ” demokracite e medha besonte ai, ndertohen mbi hemelet e forta te mirekuptimit..Çdo qeveri e cila eshte ngritur mbi shtypjen, eshte e ngritur mbi rere…ne do te qendrojme ne krah te atyre shteteve, qe shkojne drejt lirise, ne do tu kundervihemi atyre shteteve, te cilet e mohojne lirine, si dhe do te pohojme me zjarr se e ardhmja do tu perkase te lireve…” ky eshte boshti i lirise dhe demokracise qe SHBA ka ne themel te mbeshtetjes dhe bashkepunimit..lirine dhe te liret, jo shtypjen dhe shtypesit..
Ndoshta oligarket shqiptare duhet ta dine kete gje, teksa perpeliten te deformojne thelbin e aksionit te ambasadorit amerikan ne Tirane, Donald Lu,qe po ben ate qe duhet te kishin bere shtetaret tane, keto 25 vite, deri ne perpjekjen mediatike e te shemtuar per te krijuar idene se ai i paska hypur kalit mbrapsht…Dikush minister deliron e thote se nuk pyet se çthone ambasadoret.?!!!!!
Mire ben, se droga ta merr mendjen.Dite me heret, i pari i ministrave, neveriste krahasimin amerikan se fajtor ishte edhe ai si gjithe palet per çka ndodhte ne vndin tone…Ne vrapojme te jemi dakort me USA, me dakort se ata madje, duke u bere me katolik se Papa, kur çeshtjet jane globale, e sapo debati zbret brenda Shqiperise, politikanet e fryre behen brenda ores dijetare..Kur kujtesen e mbush me para, siç e mbushin politikanet tane, atehere fatkeqeisht ata mendojne se jane dhe te ditur, duke e krahasuar kete me sasine e parave qe bartin llogarite e tyre te majme, nga grabitja e trafiqet me se shumti..
Por ndodh si gjthmone…heret apo vone, tollumbacja e cila vetem fryhet, heret apo vone, ajo do te pelcase… heret apo vone do te ndodhe…